Sefer Isufi, Gjeneral Brigade në FSK, njëherit edhe këshilltar ushtarak i Presidetes së Kosovësa Vjosa Osmani, ka pranuar sot Medaljen e Karrierës prej Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
“Pata nderin e madh të pranoj sot Medaljen e Karrierës prej Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari”, është shprehur ai.
Gjeneral Isufi ka thënë se këtë medalje dhe gjithë karrierën e tij ushtarake të deritashme dhe të ardhme, ia dedikon me përkulje të përjetshme, frymëzimit të tij jetësor e profesional, stërgjyshit, liderit të madh të luftës për liri e pavarësi kombëtare, Heroit, Idriz Seferit./GJILANI INFO/



