Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur arti shkel mbi plagët e luftës
  • Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti
  • UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit
  • Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës
  • Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit
  • Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore
  • Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente
  • Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Gjashtë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, njeriut që vuajti shumë për kauzën kombëtare
Lajme Qendrore

Gjashtë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, njeriut që vuajti shumë për kauzën kombëtare

adminBy adminJuly 26, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot bëhen gjashtë vjet që kur Adem Demaçi ka vdekur.

Veprimtarit të çështjes kombëtare, frymëmarrja iu ndalë në moshën 82-vjeçare.

“Mandela” i Kosovës, lindi më 26 shkurt 1936, në Prishtinë, ndërsa me prejardhje është nga Lupqi i Podujevës.

Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Pasi u lirua Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990-1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Ai me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia kombëtare.

Demaçi ka shkruar romanin “Gjarpinjtë e Gjakut”, i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta.

Pasditen e 26 korrikut 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbahet Java e Frankofonisë, me aktivitete të ndryshme në Gjilan

March 24, 2026

Mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 13°C

March 22, 2026

Mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës

March 10, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

By adminMarch 31, 2026

Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të…

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.