Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit
Do ta ndërtojmë një arsim shumë më modern, me përplot dinjitet dhe me kushte që i bëjnë krenarë mësimdhënësit tanë!
Kënaqësi dhe nder i veçantë të takohem me mësimdhënësit e arsimit të Gjilanit, me njerëzit që çdo ditë mbjellin dituri, edukatë dhe vlera tek gjeneratat tona.
Ishte një takim me plot emocione, reflektime dhe ide për një arsim më cilësor e më dinjitoz në qytetin tonë.
Të gjithë bashkë ndamë bindjen se arsimi është themeli i çdo zhvillimi. Pa shkolla të forta, pa mësimdhënës të motivuar dhe pa kushte të mira, nuk mund të kemi të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E prandaj, përkushtimi ynë është që ta kthejmë arsimin në prioritet të parë të qeverisjes sonë.
U ndjeva krenar të dëgjoj përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë që secili prej tyre e ka për profesionin dhe për nxënësit e vet.
Këta janë heronjtë e përditshmërisë, që me mund e përkushtim e mbajnë të gjallë dritën e dijes në çdo lagje e çdo fshat të Gjilanit.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe për fjalët e mençura që ndamë bashkë, ju jeni udhërrëfyesi dhe motovi im më i madh në jetë.
Bashkë me ju, do ta ndërtojmë një arsim shumë më modern, me përplot dinjitet dhe me kushte që i bëjnë krenarë mësimdhënësit tanë!
Faleminderit shumë nga zemra!