Në tërë teritorin e Kosovës, gjatë 24 orëve të ditës së djeshme, kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, prej tyre: 21 me lëndime dhe 33 me dëme materiale,- është bërë me dije sot, nga autoritetet policore të vendit tonë.
Ndërkaq, për të njejtin rreth kohor, janë shqiptuar 2 mijë e 619 tiketa gjobitëse ndaj pjesëmarrësve në trafik rrugor për veprime kundërvajtëse, janë arrestuar 15 persona si dhe 8 persona tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


