Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohen 17 persona për një ditë në Kosovë

December 7, 2025

Për një ditë 56 aksidente rrugore në Kosovë

December 7, 2025

Policia ka arrestuar një person në Gjilan për dhunë në familje

December 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohen 17 persona për një ditë në Kosovë
  • Për një ditë 56 aksidente rrugore në Kosovë
  • Policia ka arrestuar një person në Gjilan për dhunë në familje
  • Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim të narkotikëve dhe pengimin e ushtrimit të detyrës zyrtare
  • Moti sot i vranët dhe me reshje lokale shiu
  • Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen
  • LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë
  • Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Borgesi hapi ca dyer magjike në mendjen time
Kulturë

Borgesi hapi ca dyer magjike në mendjen time

adminBy adminAugust 4, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Salman Rushdie
Përktheu: Bajram Karabolli

Në historinë e njerëzimit, e shenjta ka qenë gjithmonë një mënyrë për të heshtur njerëzit. E shenjta do të thotë: “Ne e tregojmë historinë, jo ju”. Dhe, nga ideja e së shenjtës vijnë inkuizicionet, ajatollahët dhe gjithë ato gjëra.

Toka nën këmbët tuaja është një roman i parespektueshëm, sepse privilegjon fjalën e individit, autorit të librit, mbi zërin e të tjerëve. Rilexojmë libra dhe na duken interesante, sepse në to dhe në veprat e artit gjejmë zërin e krijuesit, i cili i përket vetëm atij. Askush tjetër nuk e zotëron atë: asnjë parti politike ose grup interesi, asnjë ideologji … Bëhet fjalë për një individ i cili thotë: “Unë mendoj se kjo është kështu, çfarë mendoni? Secili lexues mund ta pranojë ose refuzojë atë. Kur lexoni një libër dhe mendoni se nuk ia vlen, lëreni, sepse nuk ka asgjë të keqe”.

 

Si student universiteti, shkova një herë në një librari në Kembrixh dhe gjeta një kopje të Fiksioneve të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges). Ishte e vetmja kopje e disponueshme në anglisht. Mora librin nga tavolina dhe pas një ore vazhdoja ende ta lexoja në këmbë. Nuk mund të ndaloja së lexuari. Ishte sikur dikush të kishte hapur ca dyer magjike në mendjen time dhe unë mund të vizitoja vende ku nuk mendoja se ishte e mundur të shkoja. Papritmas, shitësi m’u afrua dhe më pyeti: “A do ta blesh librin?” Në fakt po mendoja ta vidhja, por e bleva.

Nëse je me fat, librat ndonjëherë hapin dyer magjike në mendjen tënde dhe të çojnë në vende të reja. Këtë gjë bëri Borhesi me mua, ndërkohë që zëri i tij i përkiste vetëm atij, askujt tjetër. Ishte një zë i rrallë, i fuqishëm dhe befasues, ashtu siç e duam prej shkrimtarëve tanë. Ne duam që ata të jenë vetvetja dhe jo shërbëtorët e dikujt tjetër. Kjo është mënyra. Pastaj, autori mund ta ketë parasysh ose jo mendimin e lexuesve, për atë nëse është i mirë, i përshtatshëm dhe i respektueshëm apo jo. Por, detyra e autorit është të përpiqet të thotë atë që ka për të thënë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është ajo që në fund u ofron lexuesve; gjithçka tjetër varet prej tyre.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet aktorja Mejreme Berisha

December 4, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale

November 25, 2025

Hapet ekspozita ‘Mistikja e një universi artistik’ e profesorit Avni Behluli”

November 25, 2025
Mos humbni
Kronikë

Arrestohen 17 persona për një ditë në Kosovë

By adminDecember 7, 2025

Nga statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit në Kosovë nga Policia e Kosovës,…

Për një ditë 56 aksidente rrugore në Kosovë

December 7, 2025

Policia ka arrestuar një person në Gjilan për dhunë në familje

December 7, 2025

Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim të narkotikëve dhe pengimin e ushtrimit të detyrës zyrtare

December 7, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohen 17 persona për një ditë në Kosovë

December 7, 2025

Për një ditë 56 aksidente rrugore në Kosovë

December 7, 2025

Policia ka arrestuar një person në Gjilan për dhunë në familje

December 7, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.