Java që lamë pas është karakterizuar me një numër të lartë aksidentesh në trafik, duke ngritur shqetësime për sigurinë rrugore.
Sipas statistikave, është regjistruar një aksident me fatalitet, ndërsa 13 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, 51 raste kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, duke reflektuar një intensitet të shtuar të incidenteve në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka qenë aktive në terren, duke shqiptuar 2411 gjoba trafiku ndaj shkelësve të rregullave rrugore.
Në aspektin e rendit dhe ligjit:
– 17 persona janë arrestuar
– 8 janë ndaluar në mbajtje dhe
– 1 person është duke vuajtur dënimin.
Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor gjatë kësaj periudhe.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe pasojat tragjike./Gjilani INFO/


