Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur arti shkel mbi plagët e luftës
  • Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti
  • UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit
  • Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës
  • Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit
  • Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore
  • Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente
  • Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Bie perdja! Mbyllet festivali i dramës “Talia e Flakës 2025”, “verdikti” i jurisë shpallet më 31 janar në Gala Mbrëmje
Kulturë

Bie perdja! Mbyllet festivali i dramës “Talia e Flakës 2025”, “verdikti” i jurisë shpallet më 31 janar në Gala Mbrëmje

adminBy adminJanuary 29, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Në Gjilan është mbyllur festivali i dramës “Talia e Flakës 2025”, i cili ka zgjatur shtatë ditë rresht, nga 22 deri më 28 janar 2025.
Në mbrëmjen e fundit është dhënë shfaqja “Jam unë ajo” nga produksioni “Bon”, që mban firmën autoriale të dy dramaturgeve, Vamira Thaqi e Dituri Neziraj. Ndonëse e paraparë për një numër të caktuar të publikut për shkak të hapësirës së kufizuar në skenën e vogël, interesimi ka qenë mjaft i madh.
Kjo mbase ka ardhur si rrjedhojë nga vet paralajmërimi se shfaqja është e predestinuar për audiencën +18, ndaj pikërisht kjo duket të ketë “ngacmuar’ kërshërinë e artdashësve gjilanas e më gjërë. Fabula e shfaqjes nga teksti i bashkë autoreve, fillon me brengën e dy grave lehona të cilat janë të merakosura për dukjen e jashtme pas lindjeve të foshnjeve, ndaj qëndrojnë para pasqyrës sikur për të mbajtur “nën vëzhgim strikt” procesin e zgjërimit të përmasave trupore, pas lindjes.
Ndonëse fillimisht nuk duket e tillë, brenga e dy grave mikesha kuptohet gjatë rrjedhës së shfaqjes. Sipas përshkrimit të shkurtër narrativ të përmbajtjes së shfaqjes, Dija dhe Vesa janë të ndara nga realitete të ndryshme por të lidhura nga e njëjta barrë depresioni pas lindjeve.
Përmes tyre zbërthehet një histori që nuk është thjeshtë personale, por një klithmë kolektive. Në errësirën e brendshme ku përzihen ndjenja faji dhe paaftësie, ato ballafaqohen me një botë që u refuzon të drejtën për të qenë të thyeshme. Tendenca për të mbajtur publikun sa më pranë me shfaqjes, arrihet përmes dialogjeve të personazheve herë-herë të tensionuara e herë të tjera të relaksuara.
Pikërisht afërsia e raportit të këtyre të fundit, që krijojnë me publikun e ulur në një hapësirë të ngushtë skenike, vjen si gjetje adekuate për të mbajtur kurreshtar atë, krahas formave të reja teatrale të domosdoshme, të cilat tashmë kudo janë pjesë të skenës në teatrin bashkëkohorë për ta bërë publikun pjesë të pashmangshme të lojës, dramës, shfaqjes, krahas aktorëve në skenë, e në kètë mënyrë për ta mbajtur gjallë vëmendjen e ndërvarur nga relacioni i ndërsjellë, e për t’u lidhur sa më emocionalisht.
Afërsia dhe relacioni me publikun që arrijnë ta krijojnë dy aktoret, Tringa Hasani e Semira Latifi, duke i shërbyer fillimisht me çaj tradicional, e në raste të më pastajme me ndërvarje komunikimi simbolik përmes grimasave e mimikës, vë në pah pikërisht një gjë të tillë, pra domosdonë e relacionit mes aktorëve dhe publikut.
Loja e aktoreve është mjaft e sigurtë, për t’u konstatuar si e përligjur përvoja që tashmë ato kanë krijuar dhe përballjen me “barrën” intepretuese që fillimisht vjen si rrjedhojë nga vet magjia e skenës, e më pas edhe nga vështrimet “shpotitëse” e “kurioze”, deri në “kërshëri” të pafund të publikut, i cili di shpesh të gjejë “qime në ve”, duke pa deri edhe “shkarje” eventuale që fshihen në detaje të padukshme, apo fare pak të dukshme! Shfaqja eksploron një plagë sociale që fshihet pas buzëqeshjeve të rreme dhe pritshmërive të pashpirta, në një sistem ku “nënat janë heroina të heshtura”, duke mëtuar të sfidojnë tema që në mendësinë patriarkale janë tabu edhe te ne, sikurse kudo në botë, ku më shumë e ku më pak!
Shfaqja “Jam unë ajo”, me tekst nga Valmira Thaqi e Dituri Neziraj, me regji nga Erson Zymberaj, si dhe me pjesëmarrje të aktoreve Tringa Hasani e Semira Latifi, me skenografi të Bekim Korçës, kostumografi nga Njomëza Luci, korreografi të Gjergj Prevazit, muzikë të kompozitorit Tomor Kuçi dhe dizajnues të ndriçimit nga Burim Baftiu ka përmbyllur edicionin e këtij viti të festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2025”.
Ndërsa, për shtatë ditë me radhë festivali është përcjellur nga një numër mbase më i vogël shikuesish se herave të mëparshme, por ky fakt assesi nuk e ka zbehur imazhin e mirë dhe namin që mbartë “Flaka e Janarit”, gjegjësisht “Talia e Flakës”, pasi është dëshmuar një përkushtim i madh i trupave teatrale pjesëmarrëse, të cilat kanë kanë sjellur në festival shfaqje cilësore dhe mjaft të kushtueshme!
E pikërisht konkurrenca e fortë që e ka përcjellur rrjedhën e festivalit do të jetë s’provë për jurinë profesionale vlerësuese që përbëhet nga dy regjisorë e një aktore. Vendimi është parapa të publikohet në Gala Mbrëmje, në “Vali Ranch Resort” më 31 janar, kur pritet të shpallen edhe rezultatet e të gjitha shtyllave përkatëse, të cilat e përbëjnë tërësinë e manifestimit, si: “Peneli i Flakës”; “Talia e Flakës”; “Pena e Flakës” dhe “Fest Flaka” etj./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

March 25, 2026

Soprano Elona Sadiku pjesë e një koncerti të veçantë të Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës

March 19, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

By adminMarch 31, 2026

Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të…

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.