Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, lidhur me disa raste të vjedhjes së kabllove elektrike.
Sipas njoftimit, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte vjedhur kabllo elektrike nëpër vende të ndryshme punishtesh, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë rreth pesë mijë euro.
Pas identifikimit dhe arrestimit, i njëjti është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/


