Policia në Viti ka arrestuar 6 persona pas një rrahje që ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.
Ndërkaq, lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor, njofton Policia.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje./GJILANI INFO/