”Kënaqësi dhe nder i veçantë të vizitoj atelienë e artistes së shquar Jalldëze Mustafa, një ndër piktoret më të mira që ka Gjilani dhe mbarë vendi ynë. Punët e saj artistike janë pasuri kulturore për qytetin tonë dhe krenari kombëtare për gjithë Republikën e Kosovës”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Ai tha se në qeverisjen e tij të ardhshme, arti, kultura dhe krijuesit si Jalldëzja do të marrin trajtimin e merituar. Sepse, siç thotë Ismajli, një qytet nuk mund të zhvillohet pa e mbështetur shpirtin e tij krijues.
“Gjilani i nesërm do të jetë qyteti i artistëve, i piktorëve, i muzikantëve, i shkrimtarëve dhe i të gjithë atyre që me krijimtarinë e tyre shpirtërore e bëjnë jetën tonë më të bukur dhe më të pasur shpirtërisht e intelektualisht. Faleminderit shumë krenarisë sonë, Jalldëze Mustafa”, ka thënë Arbër Ismajli i LDK-së.