Mikpritje të jashtëzakonshme gjeta në Zhegër, fshati heroik me tradita dhe histori të bujshme”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Hyseni që synon mandatin e dytë në krye të Gjilanit ka thënë se aty takoi qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ku së fundmi është hapur një Pikë e kësaj Lëvizjeje, prej ku do të mobilizohen për fitoren e 12 tetorit.
”Zhegra është gati dhe e bashkuar”, ka thënë Alban Hyseni.