“Doberçani njihet për fermerë të ndershëm dhe që jetojnë nga puna e tyre. Sot vizitova fermën e Emrah Adiler, njëri prej përfituesve të granteve bujqësore, që na mikpriti me bujari dhe na tregoi për angazhimet e përditshme”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Hyseni që synon mandatin e dytë në krye të Gjilanit ka thënë edhe se puna dhe përkushtimi i tij është frymëzim për të gjithë neve.
“Angazhimi im mbetet i qartë edhe për mandatin e ardhshëm: mbështetje dhe investim për bujqësinë e Gjilanit. Jemi BASHKË!”, ka thënë Alban Hyseni.