“Lagjja e Vishnjeve e mobilizuar për fitoren tonë”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Hyseni që kërkon mandatin e dytë, tha se në një odë me banorët e Lagjes së Vishnjeve folën për punët e kryera gjatë qeverisjes katërvjeçare dhe për 12 tetorin, si datë kur e konfirmojnë vazhdimin e punëve.
“U zotuam se edhe mandati i ardhshëm do të karakterizohet me ndershmëri dhe profesionalizëm. Jemi bashkë për 12 tetor”, ka thënë Alban Hyseni.