Ahmet Isufi, Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën Operative të Karadakut, bëri të ditur se në këtë ditë të shënuar të veteranëve, bënë homazhe në shenjë kujtimi e nderimi për sakrificën e përkushtimin e tyre për lirinë e atdheut.
“Në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, aty ku pushojnë heronjtë, në krah të tyre kanë filluar të përjetësohen luftëtarët e lirisë, ashtu siç ishin rresht e nëpër fushbeteja nën stemën me shkronjat e arta të UÇK-së. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe nderim i pafund veteranëve të UÇK-së”, ka thënë Ahmet Isufi./Gjilani INFO/








