Një mbrëmje e paharrueshme solli emocione të forta, muzikë të fuqishme dhe atmosferë festive në shesh, ku qytetarë të moshave të ndryshme ishin mbledhur.
Ata po e prisnin me padurim këngëtaren Adelina Ismajli, e cila elektrizoi publikun me një koncert të jashtëzakonshëm.
Këngëtarja Ismajli performoi disa nga hitet më të njohura të saj ku të pranishmit e shoqëruan çdo këngë me duartrokitje të vazhdueshme.
Koncerti përfundoi me performancën e artistit Durim Malaj, i cili u përkrah mjaft mirë nga publiku.
Ky organizim u mbajt në kuadër të Kamenica Summer Fest./GJILANI INFO/










