Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani ka njoftuar se në Drejtorinë e Administratës të Komunës së Gjilanit, bartja e ID-kartelave zyrtare është bërë obligative për të gjithë zyrtarët.
Sipas tij, thuhet se kjo praktikë ka të bëjë me një standard të ri në Administratën e Gjilanit.
Ai ka theksuar se po vendoset një praktikë të domosdoshme institucionale, që garanton identifikimin e qartë të çdo punonjësi gjatë orarit të punës, gjë që nuk ishte e praktikuar në të kaluarën.
“Çdo zyrtar duhet të jetë i identifikueshëm dhe i përgjegjshëm në ushtrimin e detyrave zyrtare”, ka thënë drejtori Shabani. /Gjilani INFO/


