Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke ngritur katër aktakuza ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale, si dhe duke ndaluar gjashtë persona të dyshuar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 27 tetor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë persona, përfshirë një të mitur. Ata dyshohen për vepra penale që përfshijnë sulmin seksual, dhunën në familje, sulmin dhe lëndimin e lehtë trupor.
Ndërkohë, Prokuroria ka paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjithsej tetë personave, përfshirë një të mitur. Të dyshuarit lidhen me raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, dhunës në familje, lëndimit të lehtë trupor dhe sulmit seksual.
Po ashtu, më 27 tetor, janë ngritur katër aktakuza ndaj katër personave për veprat penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, dhunës në familje, keqpërdorimit të besimit dhe vjedhjes.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se këto veprime janë pjesë e punës së saj në trajtimin dhe ndjekjen penale të rasteve të ndryshme./Gjilani INFO/


