Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 205 gjoba ndaj pjesëmarrësve në trafik për shkelje të rregullave rrugore në tërë territorin e vendit.
Sipas raportit policor, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 60 aksidente trafiku. Prej tyre, 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 32 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur gjithashtu se janë arrestuar 21 persona. Nga ta, 17 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar për vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e rregullave të trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve./Gjilani INFO/


