Një person ka vdekur në Gjilan, pasi ishte rrëzuar në rrugë më 24 tetor 2026.
Sipas raportit të policisë, rasti është raportuar rreth orës 18:36. Viktima, e cila ishte në gjendje të rëndë, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por pas një kohe ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./GJILANI INFO/


