Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

KËNGA E ABAZ AGËS

March 4, 2026

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • KËNGA E ABAZ AGËS
  • Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën
  • Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së
  • Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së
  • Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»KËNGA E ABAZ AGËS
Kulturë

KËNGA E ABAZ AGËS

adminBy adminMarch 4, 2026Updated:March 4, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Autor: Femi Halimi

ESE

Mitet e legjendat nuk kanë pasë histori e fakte, kanë pasë vetëm ngjarje dhe
qëllimi i tyre ka qenë edukimi. Mitet tregonin për zotërat e legjendat për njerëzit.
Kishte edhe tregime të përziera mit dhe legjendë, si që ishte legjenda për Akilin, që
ishte biri i Tetidës zot dhe Peleut mbret njerëzor. Mandej tek mitet tërthorazi
shfaqej interesimi i zotërave për fatet njerëzore dhe pjesëmarrja e tyre në të mirë e
në të keq dhe në anim nga njëra a pala tjetër e njerëzve në luftë e në paqë, si dhe
tek legjendat kemi rrëfime për fuqinë mbinjerëzore të njerëzve heronjë, si që ishte
Muja.
Kënga për Abaz Agën është nga këngët më të fuqishme në folklorin tone anise me pak
personazhe e me vrazhdësi përtej durimit. Kjo këngë ka një dramë të veçantë edhe në
këndim, edhe në përcjellje instrumentale, edhe në tregim. Kur qe fjala te mitet dhe
legjendat, edhe Abaz Aga kishte një fuqi mbinatyrore a mbrojtje, sepse ishte i
pamposhtur ndaj çdo përpjekjeje të armiqve për ta vrarë, që e tregon kënga vetë në
këtë rast, kur Abazi vret vrasësit e porositur me pagesë.
Do të thotë se është e vërtetë se njeriu në rrethana specifike është në përcjellje të
një fuqie mbinatyrore dhe nën vëzhgim! Nga kjo edhe dual dhe u përsos kodi
moral i sjelljes dhe serioziteti i njeriut në sprovimet jetësore, ku njeriu i sprovuar
ka parë dhe është bindur se është një dikush që e përcjell dhe e përkrahë në
sprovimet, përndryshe shkatërrohet.
Në kohë të fundit shumë autorë të rinjë ofrojnë dëshmi e kallzime popullore
për prejardhjen e heronjëve të tillë, të miteve a të legjendave me fuqi mbinatyrore nga
ana e vetë autorit, tregojnë vendbanimet e po edhe trungjet familjare të afërsisë me
heronjtë, me çka kanë dalë nga krijimi dhe studimi plotësisht, sepse
vlera edukuese e heronjëve të tillë nuk qëndron tek ana se prej nga paskan qenë por
tek fuqia e tyre mbinjerëzore e për një të mirë e drejtësi të përgjithshme.
Edhe tregimi i këngës për Abaz agën qëndron në këtë dhe në virtytin e
vlerën njerëzore të personazhit kryesor të këngës. Legjendat dhe heronjtë njerëzorë

nuk përvetësohen në përditshmëri për qëllime politike e për partitë e korruptuara,
edhepse ka nisë kjo të ndodhë, sepse nuk ka asnjë dëshmi a dokument të shkruar e
të dëshmuar kund për heronjtë e tillë, e ata prapë janë dhe mbijetojnë kohët e
shekujt. Dhe kjo është drama, kalimi përtej tregimit dhe kulmimi i ngjarjeve.

Skena: si tregon kënga, Abazi duket në një krevet të asaj kohe, kur sundonte
turku, e në një ndejë të tij të drojtshme, të njeriut në bela. Ishte kohë e sundimit
turk pasise vetë personazhi kryesor ka veç emërtim turk dhe titull por që nuk ishte
agë, titull në sundimin turk, por ishte një atribut i kohës për thirrje nderi. Nuk
përmendet mandej ndonjë tjetër me të, dhe mirë që nuk ka të tjerë përkrah
personazhit gjigant. Kishte Abazi dy borxhe pa larë si thotë ai vetë dhe një varrë, që
ishte fjalë rrotulluese me kuptim rrethues për vrazhdësinë e marëdhënieve
ndërenjerëzore në popull, nën rregullat e rënda të varësive sociale, kur duhej të hyhej
borxh për mbijetesë e kur të shumtët nuk kishin mundësi të kthenin atë që merrnin
borxh me kohë. Shihet se Abazi gjendet në shtjellë të ligjeve vendore të Kanunit e
jo të ligjit të sundimtarit.
Kanuni i Maleve si quhej në një mënyrë, se kishte edhe emra tjerë, zbërthen
kodin moral a të nderit që ishte edhe tek popujt tjerë mbi të gjithë kodet. Pika e
Nderit a Poant D’Honor te francezët ishte Kodi vetë i Moralit që ishte ligji mbi
ligjet e shtetit, për nderin e zotërinjëve në qëndrimet e tyre fisnike në të mirë e në
të keq. Një shpërblim të tillë edhe tani e ka Franca drejtpërdrejt, e të tjerë në
mënyra tjera. Ky ligj është që prej Ligjit të Hamurabit, tek ligji i Bushidos tek
japonezët, e kodet tjera të nderit e moralit të popujve e shteteve, përgjat historisë, e
deri në ditë të sotme ndër popuj, -e ishte dhe është çuditërisht edhe tani në zbatim
në popull tone, prapa ligjeve legale të shtetit!

-“Dil Abaz, po thërrasin dy vetë”!

Shtëpia ishte në besë për Zotin e udhëtarin në nevojë, andaj thirrja Abazit për të

dalë e shtënë njerëzit mbrenda ishte nga Kanuni a Kodi i Nderit. Kënga nuk cekë
kush e lajmëroi Abazin për të huajtë që po thirrni tek dyert e oborrit. Pika e Nderit
–Poant D’Honor, -Pika e Nderit ose of Honor tek anglezët, shkruar e pa shkruar,
me tekst o me mendje të folme, ishte ligji mbi ligjet gjithmonë.
Përmendja e bukës mandej ka një shtrirje të gjërë e ndihmëse për personazhit kryesor,
sepse buka nga besimi në popull të ruan gjithmonë nga e keqja, ew në rrethanë të jetës
së njerëzve tanë ato kohë ishte mbrojtje nga vrasjet, për besë, për borxhe o për
armiqësi. Vargu në vazhdim thotë:
“Bukë po lypin, bukë a po u jep?”
Abazi nuk duket në lëvizje, në punë e gjallërim, as në shoqërim me dikend, as nuk
bën gjë, vetëm se është në një pozicion inert të heshtjes së rëndë para stuhisë.
Pritëte gjithë kohën vetëm një gjë: hakmarrjen e kundërshtarëve. Gjithë
përqëndrimi i tij ishte në këtë pikë, gjithë kohën dhe me të gjitha fuqitë. Edhe në
shfaqjen e njerëzve të dera e oborrit që thërrasin është sprovimi i Abazit përtej
fuqisë së tij të kundërshtimit sepse ligji e detyronte të dilte. Përngjan edhe në
dramën për stërlodhjen e pritjes së Godos të Ibzenit.
Abazi në këtë del e i shtjen mbrenda në odë njerëzit e panjohur, të lodhur në
udhëtim makabre. Abazi por ishte në bela prandaj gjat gjithë kohës është me
drojtje dhe vëmendje me ta. Ata ishin me armë zjarri të dytë. Ata pushojnë në odë
të Abazit, Abazi u shkepë duhan e kafe, mandej hanë e pijnë si ishte zakon ndër
shqiptarë si thotë kënga në vazhdim. Porse menjëherë pas këtyre dy hijet njerëz
kërkojnë lejen të çoheshin të shkonin dhe mandej me Abazin dalin jashtë e deri në
krye të sokakut, ku Abazi u thotë se mëtutje nuk mund të shkonte me ta sepse ishte
në bela! Në atë nga udhëtarët në besë të Abazit kërcasin dy armë zjarri thotë kënga
në Abazin por që nuk e qëllojnë. Për fund si thotë kënga, Abazi sillet shpejt dhe me
një predhë i vret të dytë!…
Ky është tregimi makabre i këngës, që është një dramë, por që i afrohet
personazhit avanturist heroik të filmave uestern holivudian të legjendave urbane të
zalleve e kaktuseve të Arizonës a Teksasit, nga filmat bestseler kaubojësh përplot

fuqi e dituri luftimi në duele e pa bërë mend fare jetën. Tregimet e tilla ishin edhe
më parë dhe kishin për personazh qendror një luftëtar profesionist rulet që ishte në
gjendje të bënte gjithçka dhe që nuk e mundëte kush kurrsesi.

Mu ky tregim kështu për personazhin me fuqi e mundësi mbinatyrore
tërhoqi gjithmonë dëgjuesit, lexuesit e shikuesit, për të parë e përcjellë tregimet e
tilla nga mbarë bota. Gjithë suksesi i historisë së filmit kinez për karatenë kineze
qëndron në këtë mënyrë të organizimit të tregimit: një person shumë i keq bën
krime dhe nuk është në gjendje kush ta ndalë, përderisa del kundër tij një karateist
vendor me veti mbinatyrore, që e rrahë e shkatërron vetë tërë një grup bande me të dhe
që e mundë atë banditin deri në shkatërrim, -që më shumë e ndërton filmin e tillë për
dëshirë të shikuesve dhe për përfitim me të sa më të madh! Në të vërtetë tregimet e tilla
harrojnë se jemi në kohën e armëve të zjarrit ka pesqind vjet, kur asnjë mjeshtri
luftarake më nuk vjen në shprehje t’ia kalon më armës së zjarrit.

Abazi kështu ishte një personazh i këtillë, i mbinatyrshëm, -që ishte në bela,
por që ishte me drejtësi, -që do të thotë nga tregimi në këngë, se ishte i pështetur
për mur, të pritëte të luftonte për mbijetesë në shtëpi të vet, gjthë kohën mbrenda
në bukë dhe në besë me të gjithë, në mundim për ligj e drejtësi me fuqi të vet.
Është një produkt tipik vendor i yni, me standarde tona morale, sikur Uka I Bjeshkëve të
Rugovës, a Dyl Mehmeti, a Hasan Remniku, a Adem Jashari me vëlla e babe e të gjtihë
familjen, së fundi. Kënga thërret mandej heronjtë me veçori mbinatyrore. Këngëtari
popullor ashtu, rapsodi a aedi, prandaj,me zemrën atje dikund larg në
kohërat heroike, tregonte ngjarje të mbinatyrshme për njerëzit si që ishte Abazi, që
nuk e zinte as plumbi, sepse diçka e mbinatyrshme e mbronte heroin, jashtë edhe
ligjeve të natyrës. Kënga për Azem Galicën përhapi bindjen se Azemi fluturonte
me gjithë kalë. Ai nuk ishte kushdo e çkado, porse ishte një hero i mbushur me
fuqi mbinatyrore, në luftën e tij. Po Halil Garria çohet e del prej varrit për motrën për ta
marrë në gjini sepse ishte zakon dhe urdhër i prindëve që bijat të merreshin dy here vit
nga dy javë, për hatër të prindëve.
Shkaku i së mirës së këtillë ishte e mira dhe drejtësia tek personazhi i Abazit
a Azemit, Halil Garrisë. veçse donin të jetonin, për një zdjergie deri në fushë për një

strajcë miell për bukë të bekuar e kthim prapa në fole të bjeshkëve të stërlarta
kreshnike mbi re. Për të shkuar atje poshtë për bukë e harq e për t’u kthyer gjallë
deri në kreshtat e Malësisë duhej veç të gjitha fuqive edhe ndihma e mbinatyrshme,
sepse ishte e pamundur që me fuqi njerëzish të mbijetohej. Ishte traditë e malësorëve
që të zdirgjeshin grupë në rrafsh, që ishte mundësia e sigurisë për t’u zdjergë poshtë,
për t‘shkuar e për t’u kthyer në shtëpitë e veta në Malësi.

Vjen mandej portretizimi i dy personazheve tjera siluetë në tregim: dy vetat që
kishin përgatitë vrasjen e tij, me pagesë sigurisht, që i shkuan në konak krejt të qetë
e gjakftoftë, që u ngritën menjëherë pas diçkaje që pijtën e hëngrën, e që kur
dualën në krye të shtekut shkrepën armët përnjëherë në Abazin në pabesi, por që
nuk e qëlluan asnjëri, -e që mandej Abazi me një të sjellur të armës e me një
predhë si që këndohet në këngë vret të dytë. Ata dy të huajt që i erdhën Abazit ishin
të huaj dy herë, sepse ishin të huaj të panjohur për Abazin, -jo nga familjet me të
cilat ishte në gjak.
Nuk ishte idea e Abazit të vritëte as të hahej me askend, -ishte në shtëpi të
vet, i strukur, i vetmuar, me një bjeshkë në zemër dhe në ato çaste dy mjeshtër të
zanatit të vrasjeve të goditur me pagesë, mercenarë e argatë me pare si që ishin të
shumtë e që e kishin bërë zanat për jetesë atyre kohëve, -po si që janë edhe tani, të
moderuar,-dy të tillë shkojnë tek Abazi dhe sillen njësoj sikur të ishin vëllezër e
miq, të urtë e të dhimbshëm, kryet poshtë e duke përcjellë tek Abazi bindje e besim
se nuk kishin asgjë të keqe, por ja se veçse ishin në nevojë për bukë e strehë, në
udhëtimin e tyre tokësor, e që mandej kalojnë të portretizuar në amshim, me
pushim e mbrojtje në rrugë në vazhdim, si që ishin në mbrojtje nga zakonet, e të
mbërrinin mandej deri në shtëpitë e tyre.
Ashtu Abazi ngritet personazh kulminant në një ngjarje që mba në vete të
gjitha vetitë e kohës së atëhershme, të popullit me bark në duarë e zorrë që
kërcitnin nga uja e droja pa ndalë kurrë, sepse ishte robëri gjithmonë most ë harrojmë, e
robëria nuk të len as edhe një çast tëçlirohesh e të ndihesh njeri.

Detaje tjera nga kënga ka sa të duam, në një këngë të vockël e me pak
vargje dyshe, me një melodi pokështu shumë të fuqishme, zbërthyese dhe ritëm
shokues për mirë nga instrumentalistë shumë të aftë. Është shokues edhe fakti se si
kanë dalë këto këngë kështu, kaq të fuqishme, të larta e të përsosura, por nga njerëz
pa shkollë muzike e arti, a historie, a arsimi të lartë! Këto këngë dualën nëpër
kohë, nga njerëz pa tituj shkollimi superior, por që zunë melodi mbinatyrore!
Mjafton të dëgjohet kënga nga këngëtari Mentor Kurtishi, a nga Afrim Muqiqi,a nga
Arben Bytyqi, a nga Qamili i Vogël më herëtl! Veç dashuritë e mëdha zënë melodi yjesh
e galaktikash e izbresin ato në një tekst me përmbajtje të mbinatyrshme për atdheun,
jetën dhe lirinë, përfolte Moricone.
Për fund, kënga thotë se “Abaz aga sa holl po qet” e të dy vrasësit në përpjekje
për ta vrarë i vret, me një të qitme, me një predhë; dhe kulmi: “ken tue e vra
djalin në’bukë t’vet”; -me ligj të Kanunit të Nderit, Kodit moral dhe të Drejtësisë,
“kush vret në bukë atenton, dënohet me më të madhin dënim”. Abazi u dha bukë e ujë,
kafe e duhan, ipriti e i prcolli në nderë e besë, e ata thotë kënga ia kthyen me përpjekje
për vrasje, me çka shlyhen dy vrasjet e reja që bën Abazi, për më tepër kur ata dy të
ndjerët del se ishin gjakmarrës a vrasës të paguar dhe në besë të atij që deshën ta
vritnin.

Kënga për fund nxjerr nga personazhet një person që dëshmon për jetën në
popull në ato kohë të errëta në sundim të huaj, për anët e këqija të standardeve
morale e njerëzore ndaj njerëzve me pushtet si dhe për përzierjen e të huajve në
ndërtimin e këtyre standardeve. Sigurisht se edhe interesimi i të huajve ishte
shkatërrimi i plotë i popullit tonë, me mënyra kësisoji të standardeve të rrebta
vrasëse ndërmjet vetë popullit. Nga ato ndërveprime me sherr të armiqve populli u
dëmtua gjithë kohën deri në masë sa të mos kishte kurrfarë fuqie për ta
kundërshtuar robërinë. Nga kjo edhe pasojat e rënda, që kulmonin me vrasje të të gjithë
atyre që ishin të aftë, të shëndoshë, të urtë, të hijshëm, këngëtarë, të dijshëm, punëtorë,
të dashur. Kulmi I së keqës ishte leçitja e rëndë vdekjeprurëse, që mbulonte në zi
krahinat e humbëte njerëzit. Leçitja ishte arma kryesore e armiqve për ta arritë zhdukjen
e popullit tone. Kjo edhe sot është e pranishme me një mënyrtë shumë dinake e të
mbuluar, nëpërmjet veprimeve politike të partive e të forcave të shumta vendore të
ndërthurura me të huajt, prej të cilëve ka shumë që janë armiq si që ishin gjithmonë.

Edhe sot kemi pasojat shpirtërore në popull ku me urrejtje veprohet menjëherë ndaj
të tillëve, që duan të bëjnë diçka për mirë e të drejtojnë punët si gjithë bota. Për
këtë edhe kënga për Abaz agën në gjithë komplikueshmërinë e saj dhe në
vështirësitë e ndarjes standarde përbrenda, na tregon shumë me pamjet se në çfarë
gjendje ishte populli në ato kohë dhe si vepronin akterët e dramave jetësore të këtij
vendi në luftë për mbijetesë! Në ato kushte mbijetoi Abazi dhe kaloi në përjetësi të
përmendjes dhe kujtimit!

Gjendja për më tepër është e njëjtë tani me ato kohë por diçka më ndryshe e me tjera
standard, kurse tragjedia luhet me të njëjtët personazhe e me aktorë të tanishëm. A
është edhe tani si ishte atëherë? Lihen anash të aftët, të diturit, të mençmit, të hijshmit,
të urtët, punëtorët e zellshëm, kuadrot, fuqitë e shëndosha, investuesit, ata që kanë
zemër të madhe, të gjithë ata që kanë një dëshirë të bëjnë punë të mira në këtë vend.
Për fund, për të dhënë pamje më të plotë për temën, kemi shembullin e
Tetidës sërisht së ëmës së Akilit, e cila i tha të birit kur u rrit se në jetë kishte dy
udhë: ose të rrinte në shtëpi, të bënte familje, pasuri e emër të madh ndër njerëzit,
të kishte shumë pasardhës të famshëm, porse kur do të vdiste shpejt do të harrohej,
nuk do ta kujtonte më kushë kurrë që kishte qenë ndonjëherë, -ose të dilte nga shtëpia,
të shkonte nëpër botë, të bëhej me shokë luftëtarë, të bënte luftëra e të fitonte nam
luftëtari dhe të mbetej i përjetshëm në përkujtim të njerëzve të gjithë botës
përgjithmonë!…

Tetida ishte zot mitik dhe biri i saj Akili do të ishte zot sipas mitit njësoj por kur ajo e
lindi, e lau në ujërat e lumit Stiks thotë miti, kapur për një këmbë tek thembrra.
Nga e lagu uji Akili ishte zot, por thembrra që ishte në dorë të Tetidës nuk u lag në
ujë të përjetësisë dhe andaj kur i erdhi koha e luftës ai u godit mu në thembërr nga
Paridi trojan dhe vdiq! Po një rrëfim tjetër për këtë vjen nga ato kohë që tregon se
kur u lind Akili, Tetida e puthi në çdo pjesë që ta bënte zot, porse aty ku e mbante
me dorë, -për thembrre, nuk e puthi dhe ai vend në trup u bë fatal për jetën e tij më
vonë në dyluftim me Paridin…

Fund

Teknike: teksti i këngës

Kanga e Abaz agës

Abaz aga -po rrin n’krevet
Dil Abaz -po t’thërrasin dy vetë
Bukë po lypin -bukë a po iu jep
M’ka qëllue po thotë buka n’çerep

Del Abazi -mbrenda po i shtjen
Po u qet kafe -po u bon muhabet
Kish dalë buka -bukë po u bjen
Musafirët -bukë paskan ngranë
Të mirë metshi Abaz -i kanë thanë
Të mirë metshi Abaz prej konakut

Ngjitë m’ia ka martinës prej çarkut
Po ia ngjet martinës prej çarkut
Po i përcjell deri n’gjysmë t’sokakut
N’gjysmë t’sokakut ata kur kanë dalë
Udha e mbarë burra u ka thanë
Se ma andej thotë s’muj me ardhë
Borxh i kam dy gjaqe e nji varrë

Abaz aga tue folë si o kanë
Dy mauzerre janë kallë me nji flakë

Abaz agën por jo s’e kanë marrë
Q’atë martinën djali po e dredhon
T’dytë me nji plumb t’dekun i paska lanë
T’dytë o me nji plumb t’dekun po i len
Mos i pastë randë n’ahiret –
Ken t’u e mbytë djalin n’bukë të vet!… /Gjilani INFO/
_________________________________________________

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore

February 13, 2026

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, nderon kryetarin Haliti me mirënjohje

February 13, 2026
Mos humbni
Kulturë

KËNGA E ABAZ AGËS

By adminMarch 4, 2026

Autor: Femi Halimi ESE Mitet e legjendat nuk kanë pasë histori e fakte, kanë…

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

KËNGA E ABAZ AGËS

March 4, 2026

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.