Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Fjalë përkujtimore për prof. Ibrahim Shabanin
Lajme Lokale

Fjalë përkujtimore për prof. Ibrahim Shabanin

adminBy adminDecember 24, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Të nderuar familjarë të familjes Shabani, bashkëvendës, miq, kolegë, ish-nxënës, përfaqësues institucionesh e  bashkëqytetarë!

Sot jemi mbledhur këtu për të ndarë së bashku një dhimbje të thellë, por edhe me një ndjenjë të lartë nderimi, krenarie e respekti, për t’i dhënë lamtumirën njërit prej personaliteteve  të ndritura të arsimit dhe kulturës shqiptare në Anamoravë dhe më gjerë – profesorit, intelektualit dhe atdhetarit të heshtur, Ibrahim Shabani.

Më 22 dhjetor, në moshën 93-vjeçare, u nda nga ne një njeri që për gati një shekull jetoi me përkushtim, dinjitet dhe sakrificë për kombin e vet. Me largimin e tij, nuk u mbyll vetëm një jetë njerëzore – u mbyll një epokë e tërë e ndriçimit shpirtëror, arsimor dhe kulturor në Gjilan me fshatra e rrethin apo në Anamoravë.

Profesor Ibrahimi nuk ishte thjesht një mësues i gjuhës shqipe.
Ai ishte arkitekt i mendjes së ndritur të brezave, edukator i karaktereve, por edhe mbrojtës i identitetit kombëtar dhe themelues i institucioneve që sot janë shtylla të jetës sonë arsimore, kulturore e shoqërore.

Jeta e tij – një mision i pandërprerë

Ibrahimi, biri Tahsinit, u lind më 11 shtator të vitit 1932 në fshatin Përlepnicë, në këtë fshat që ka qenë, është dhe mbetet vatër e veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, vatër heronjsh, intelektualësh, vatër pishtarësh të arsimit  të të gjitha fushave të shkencës, kulturës, artit e të traditave kombëtare. Në këtë fshat do të ulet për herë të parë në bankat e shkollës fillore Ibrahimi, ndërsa pas shkollimit fillore do vazhdojë gjimnazin në Prizren e Normalen në Prishtinë. Pas kryerjes së Normales, do të vazhdojë Fakultetin Filologjik – Dega e Albanologjisë në Beograd, ku do të ndërtojë një formim të fortë shkencor dhe moral, që e shndërroi në një nga figurat më të respektuara të arsimit shqip në Kosovë e me theks të veçantë në Anamoravë.

Që nga viti 1953, ai filloi punën e tij arsimore, duke u bërë pishtar i dijes në  fshatrat Bresalc, Zhegër, pastaj në Përlepnicë dhe në qytetin e Gjilanit. Në çdo shkollë ku punoi, ai nuk shpërndante vetëm dije, por formonte njerëz të ndershëm, qytetarë të përgjegjshëm dhe shqiptarë të vetëdijshëm kombëtarisht.

Profesor Ibrahim Shabani ishte ndërtues i institucioneve arsimore dhe kulturore. Le të kemi parasysh kontekstin kohor e rrethanor, kur duhej bërë gjithçka nga fillimi, kur duhej bërë hapat e parë, kur duhet themeluar, ndërtuar e udhëhequr, ndërsa njerëzit e kalibrit të profesor Ibrahimit edhe më tutje ishin të rrallë. Prandaj ai do të bartë e ushtrojë një varg funksionesh të rëndësishme dhe me peshë të pa diskutueshme për kohën.

Ai do të jetë si drejtor i Bibliotekës Amë të qytetit, Drejtori i Qendrës për Arsim e Kulturë, Drejtor i Entit Regjional Arsimor-Pedagogjik dhe këshilltar pedagogjik. Ai krijoi elitën qytetare, krijoi struktura që mbajtën gjallë arsimin shqip në kohë të vështira, kur identiteti jonë kombëtar e kulturor ishte mjaftë i cenueshëm.

Kontributi i tij në kulturë ishte po aq madhor.
Profesori Ibrahim ishte themeluesi i Teatrit të Gjilanit, një vepër që e ngriti qytetin tonë në hartën kulturore kombëtare. Punësimi i aktorëve të parë profesionistë, krijimi i repertorit të parë të teatrit, prandaj fryma artistike dhe suksesi i teatrit janë trashëgimi e drejtpërdrejtë e këmbënguljes dhe vizionit të tij.

Ai ishte i vetëdijshëm se kombi nuk jeton vetëm me bukë – por me gjuhë, arsimim, kulturë dhe art.

Për të arritur këto rezultate domosdo që duhej punë, sakrificë, këmbëngulje e qëndrueshmëri, të cilat i kishte Ibrahimi e të cilat i ruajti edhe kur u përball me padrejtësi, përjashtime dhe pensionim të parakohshëm për shkaqe politike apo papërshtatshmërinë ideo-politike, një etikët që u mveshej shqiptarëve, veprimtarinë e të cilëve ata donin ta ndalnin e pengonin. Por as në këto raste e situata, profesor Ibrahimi nuk u ndal dhe nuk u thye.
Nuk u ankua, nuk u largua nga parimet, por qëndroi i drejtë, i heshtur dhe i palëkundur në mbrojtje të gjuhës shqipe, arsimit shqip dhe të  dinjitetit të mësuesit, arsimdashësit e përhapësit të kulturës shqiptare.

Qyteti i Gjilanit me rrethinë dalë nga dalë po mbetet pa një brez intelektualësh, pedagogësh e udhëheqësish të arsimit e të kulturës shqiptare në këto treva. Kam bindjen se edhe sot në mesin tonë ka plot njerëz që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kemi marrë apo jemi brumosur me njërin nga kontributet e mëdha të profesor Ibrahimit.

Unë besoj se të gjithë familjarët, por edhe  rrethi i gjerë pajtoheni se profesor Ibrahimi, përpos vështirësive dhe përballjeve, nëpër të cilat ka kaluar, ka mund të shijoj edhe frytet e punës së tij të shumënduarshme e të shumanshme. Ka qenë edhe me fat ngase ka shijuar jetën në liri për më se një çerek shekulli, fat të cilin s’kanë mund ta kenë shumë bashkëkohës të tij, ndonëse e kanë dashur e ëndërruar.

Nga kjo që thash më sipër mund të pajtohemi se Ibrahimi ishte njeri i vlerave, ishte profesor me shpirt e zemër.
I urtë në gjykim, i butë në fjalë, i vendosur në qëndrime dhe zemërgjerë në veprime.

Dinte të dëgjonte. Dinte të këshillonte. Dinte të udhëhiqte pa imponim. Dijen e tij nuk e mbajti kurrë për vete – e ndau me nxënës, kolegë dhe miq.

Por cila është trashëgimia e Ibrahim Shabanit?

Në kuptimin e ngushtë  ai lë  një familje të formuar e të shëndosh prej dy vajzash; Luljetën, Lenditën dhe tre djemsh; Blerimin, Gazmendin dhe Bujarin, plotë nipa e mbesa, të shkolluar e profesionistë të shumë fushave, që me siguri do të trashëgojnë shumëçka nga babai e gjyshi i tyre.

Trashëgimia e profesor Ibrahim Shabanit në kuptimin e gjerë është:

  • Mijëra nxënës që u bënë mësues, mjekë, inxhinierë, profesorë e profesione të tjera.
  • Shkollat që u forcuan nën udhëheqjen e tij.
  • Ngriti standardin e mësimdhënies
  • Kultivoi frymën e mendimit kritik.
  • Teatrin e Gjilanit që vazhdon të jetojë e përparoj
  • Mbrojti gjuhën shqipe  me dinjitet
  • Mbolli ndërgjegjen kombëtare.

Ai nuk kërkoi lavdi, por la vepër për nder e respekt.
Nuk kërkoi monumente, por u bë monument shpirtëror i arsimit dhe kulturës sonë.

Profesor Ibrahim Shabani nuk do të jetë më fizikisht mes nesh, por është përjetësisht i gjallë me veprën e tij për arsimin shqip, gjuhën shqipe, kulturën e trashëgiminë shpirtërore shqiptare në analet e qytetit të Gjilanit e më gjerë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
U prehtë në paqe shpirti i tij i ndritur!

Ngushëllime të gjithë familjarëve, ngushëllime të gjithëve!

Gjilan, 24.12.2025                                                                                         /  Nevzad ISUFI /

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.