Nga: Sami Arifi
Për vlerësimin e ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, ishin mbledhur dy Kryesit e federatës jugosllave, më 12 mars po të këtij viti, ajo e Kryesisë së Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (KRSFJ) dhe e Kryesisë së Komitetit Qëndror të Lidhjes Komunistëve të Jugosllavisë (KKQLKJ), ata ishin të ndarë në dy rryma, në atë konstruktive që e përbënon:
Mitia Ribiçiq, Dushan Dragosavac, Fadil Hoxha, Sergej Krajger, Josip Verhovac, Petar Matiq, Radovan Vllajkoviq, Cvjetin Miatoviq e të tjerë. Këta iniconin që mos të manipulohej dhe mos të dramatizohej me demonstratat për qëllime antishqiptare.
Rryma tjetër destruktive e përbër nga serbomëdhenjtë, antishqiptar të përbetuar, si: Lazar Kolishevski, Petar Stambolliq, Dobrivoje Vidiq, Llazar Moisov, Dobrosllav Qullafiq e shumë të tjerë. Ky destruktivitet i kësaj rryme u përkrah edhe nga Dragosllav Markoviqi, Kryetari i Kuvendit të Jugosllavisë, Franjo Herleviq, sekretar federativ i Punëve të Brendshme, Nikolla Lubiçiq, sekretar federativ i Mbrojtjes Popullore, pra në përgjithësi rryma e dytë përbëhej nga serbë, malazezë dhe maqedonasë. Këta udhëheqin rrugën që shqiptarët të jenë si qytetar të rendit të tretë, meqë gjerë tani qenkan avansuar me demokraci kinse „të tepruar“ në Kushtetutën e vitit 1974.
Përpjekjet e shqiptarëve për barazi me kombet tjera, dhe, revanshi i udhëheqjes politike serbe, në projektin e elaboruar në “Librin e Kaltërt” të forcave nacional-shoveniste, kundër aprovimit të Kushtetutës së vitit 1974 që edhe ashtu ishte një avansim i vogël për shqiptarët, nga se në Kushtetutën e mëparshme pothuajse shqiptarët ishin pa të drejta, por prapë shqiptarët, edhe me këtë Kushtetutë, nuk ishin të barabarët me kombet tjera të ish-Jugosllavisë, sepse nuk ishin komb në federatën jugosllave, ata quheshin kombësi edhe se përkah numri i banorëve numëroheshin në vendin e tretë, pas serbëve dhe kroatëve.
Kosova edhe se u avansua mbeti e përgjysmuar, jo e plotë me republikat tjera në federatën jugosllave. Popullit shqiptar në Jugosllavi nuk iu njihte e drejta si komb, ndërsa në Republikën e Bosnje-Hercegovinës që përbëhej prej tre etniteteve, myslimanë, serbë, e kroatë, ata ishin të avansuar si kombe, derisa Kosova përbëhej mbi 90% me shqiptarë, prapë mbetën si kombësi, me Kustetutën e vitit 1974 ajo ishte element konstituiv i Federatës jugosllave me një votë në kryesinë jugosllave, ndërsa republikat ishin të përfaqësuar në këtë Kryesi të RSFJ-së me nga dy vota, pra, Kosova ishte element konstituiv në Federatën jugosllave por nën sqetullën e Serbisë. Shqiptarët nuk i ndalën përpjekjet për barazi, ndërsa Libri i Kaltërt (1977) i projektuar, i elaboruar, nga forcat nacionaliste-shoveniste të udhëheqjes serbe, ku, më vonë në këtë projekt të këtij Libri ishin hartues Akademia Shkencës dhe Arteve të Serbisë, ata përmes këtij elaborati donin eleminimin e plotë të drejtave të shqiptarëve…
Prandaj pakënaqësia, ndaj pushtetit nacionalist e shovenist serb, te shqiptarët përfshiu shtresën e gjerë të popullit shqiptar, meqë Kosova ishte shumëherë më e pazhvilluar ekonokikisht krahasuar me republikat tjera, ajo kishte numrin më të madh të burgosurve politikë në tërë Jugosllavinë. Pakënaqësit e shqiptarëve vinjnin e rriteshin në shtetin jugosllav, prandaj u organizuan demonstratat që filluan më 11 mars në Prishtinë, por, ato më masive u bënë më 1, 2 dhe 3 prill të vitit 1981 nē Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Viti, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri e tjera.
Kërkesat e popullit në demonstrata ishin: Kosova-Republikë si dhe parullat “Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë”, “Trepça punon, Beogradi ndërtohet”, e të tjera.
Më 12 mars të vitit 1981, në Beograd u mbajt mbledhja e përbashkët e Kryesisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) dhe Kryesisë Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Jugosllavisë (KQLKJ).
Për vlerësimin e ngjarjeve në Kosovë ishin vënë në pah dy rryma:
-Rryma konstruktive e përfaqësuar nga: Mitia Ribiçiq, Dushan Dragosavac, Fadil Hoxha, Sergej Krajger, Josip Verhovac, Petar Matiq, Radovan Vllajkoviq, Cvjetin Miatoviq e të tjerë. Këta iniconin që mos të manipulohej dhe mos të dramatizohej me demonstratat për qëllime antishqiptare.
Rryma tjetër destruktive përbëhej nga serbomëdhenjtë, antishqiptar të përbetuar, si: Lazar Kolishevski, Petar Stambolliq, Dobrivoje Vidiq, Llazar Moisov, Dobrosllav Qullafiq e shumë të tjerë. Grupi i tyre akuzuan demokracinë kinse të “tepërt” të shqiptarëve si dhe avansimin e pozitës së tepruar kushtetuese të vitit 1974 të Krahinës Autonome të Kosovëst. Kjo rrymë u përkrah nga Dragosllav Markoviqi, Kryetari i Kuvendit të Jugosllavisë, Franjo Herleviq, sekretar federativ i Punëve të Brendshme, Nikolla Lubiçiq, sekretar federativ i Mbrojtjes Popullore, pra në përgjithësi rryma e dytë përbëhej nga serbët, malazezët dhe maqedonasit.
Kjo rrymë destruktive dominoi dhe i imponoi vlerësimet që demonstratat të cilësoheshin armiqësore, kundërrevolucionare, antiserbe si dhe antijugosllave që kishin për qëllim shkatërrimin e Jugosllavisë…
Kjo i hapi rrugë Beogradit t’iu vërsulej Kosovës dhe tërë shqiptarëve, që jetonin në Jugosllavi, me represione, vrasje e deri në zbatimin e metodave më çnjerëzore ndaj tyre, megjithatë demonstratat i treguan opinionit kombëtar e ndërkombëtar se vetëdia politike për liri e pavarësi te shqiptarët në Jugosllavi dita ditës po rritej gjithnjë e më shumë…


