Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur arti shkel mbi plagët e luftës
  • Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti
  • UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit
  • Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës
  • Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit
  • Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore
  • Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente
  • Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Protesto artist!
Kulturë

Protesto artist!

adminBy adminJuly 30, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Ilir Muharremi, kritik i artit

Albert Camus e ngrit pyetjen: Ç’është njeriu i revoltuar? Njeriu që thotë “JO”. Duhet të analizojmë përmbajtjen e kësaj “JO”-je. Cila është ajo? “Gjërat kanë zgjatur tepër, deri aty po, përtej jo, po e teproni.” Këtij kufiri, i vetmi, avokati Arianit Koci i ngriti klithmën e shpirtit me “JO, nuk do ta kaloni.” Në fakt, në tërë popullin ekziston kjo “Jo”, por populli fle në gjumin e arushës. Individi e ngriti në piedestal arsyen e “Jo”-së, me një të drejtë të arsyeshme: “Lërini inatet.” Në fakt, inati është më i madh se bota — këtë e vërtetojnë të gjitha palët. Populli hesht, fle, rrezik që mund të kalojë në gjendje kome.

Unë, si kritik arti, shpreh revoltën time dhe i bashkëngjitem avokatit Koci. Por vepra e artit më shpejt merr përmasa me idenë konceptuale, duke e ngritur “Jo”-në e duke promovuar parullën: “Po e teproni, gjërat kanë zgjatur tepër.” Teprica, siç duket, jeton në heshtje te secili njeri; jemi popull që e duam heshtjen, madje edhe kur zhurma shpesh na vret.

Artisti Fatmir Mustafa-Karllo e shprehu revoltën shpirtërore me armën artistike, përmes një instalacioni që ndërthur katër elemente kryesore me një mesazh të fuqishëm, shumë kritik e reflektues. Kalbëzimi i tullave dhe plasaritjet e bojës përfaqësojnë zhbërjen e institucioneve të shtetit dhe degradimin e hapësirës publike. Ato na kujtojnë se, kur themelet shkatërrohen, mbetet vetëm hiri i një të shkuare të humbur. Fraksionet e bojës që ende mbahen në mure sjellin një thirrje urgjente: arti nuk është luks, por mjet mbijetese. Ai gjallëron, denoncon dhe shëron plagët e kolektivit.

Simboli i gomarit, qetësia dhe durimi i popullit, buzëqesh me ironinë e tyre: ndërsa “miku” në pushtet premton përfitime, ai harrohet dhe shfrytëzohet. “Qeshi” i gomarit bëhet zëri i atyre që nuk guxojnë ta ndërpresin heshtjen. Avokati Koci, në qendër, i veshur me kostum të errët, në pozë ushtarake, qëndron krenar, por është vetëm një skenografi bosh. Ai mban përshëndetjen ushtarake, por zëri i tij nuk prodhon ndryshim — thjesht e riprodhon propagandën.

A mund ta ndryshojë arti regjimin e politikës? A ka forcë arti të bëjë revolucion dhe të elektrizojë masën? Vepra artistike shumë shpejt solidarizohet me shpirtin e njeriut dhe pushtetet bien nën këmbët e veprave të artit. Kjo dëshmohet historikisht me disa artistë si:

Francisco Goya (1746–1828): Nga viti 1810 deri në 1820, Goya krijoi serinë e akuatinteve The Disasters of War, ku dokumenton mizoritë dhe autoritetet gjatë pushtimit napoleonik të Spanjës. Kjo seri është parë si një “manifest kundër luftës” dhe “ndikim vizual i abuzimit me pushtetin” përmes skenave të urisë, vdekjes dhe shkatërrimit.

Víctor Jara (1932–1973): Në vitin 1969, Jara publikoi këngën Preguntas por Puerto Montt, që kritikonte drejtpërdrejt ministrin e Brendshëm, Edmundo Pérez Zujovic, për urdhrin e dhunës kundër kolonëve në Puerto Montt. Kjo këngë u shndërrua në himn të rezistencës kundër regjimit konservator në Kili.

Fela Kuti (1938–1997): Pionier i Afro-beatit në Nigeri, Fela e politizoi thellë muzikën e tij pas një turneu në SHBA në 1969, duke u frymëzuar nga Malcolm X dhe Panterat e Zeza. Me këngë si Zombie dhe Beasts of No Nation, ai denonconte hapur qeverinë ushtarake nigeriane. Si pasojë, klubi i tij Kalakuta Republic u shkatërrua dhe ai u arrestua më shumë se një herë.

Ai Weiwei (1957–): Artist dhe aktivist kinez, Ai ka qenë kritik i hapur i qeverisë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në vitin 2011 u mbajt në arrest shtëpiak dhe më vonë krijoi veprën Trace (2014), portrete nga LEGO që nderonin aktivistë dhe të burgosurit e ndërgjegjes në mbarë botën, realizuar ndërkohë që ai ishte ende i ndaluar të udhëtonte.

Pussy Riot (aktive prej 2011): Ky kolektiv feminist, themeluar nga Nadya Tolokonnikova dhe të tjerë, u bë i famshëm më 2012 me performancën Punk Prayer në Katedralen e Moskës, kundër rizgjedhjes së Vladimir Putin. Tre anëtare u dënuan për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”, duke dëshmuar fuqinë politike të veprimit artistik.

Gao Zhen (aktual, arrestuar gusht 2024): Artist bashkëkohor kinez, i njohur për veprat e tij që kritikonin censurën dhe historiografinë zyrtare të Kinës. Më 26 gusht 2024 u arrestua nën ligjin që ndalon “fyerjen e heronjve dhe martirëve”, ndërsa policia sekuestronte dhe fotografonte punimet e tij më të fundit.

Këta artistë, në epoka dhe kultura të ndryshme, kanë përdorur artin si mjet revoltues dhe platformë proteste, duke na treguar se krijimtaria artistike mund të shndërrohet në fuqi ndryshimi shoqëror.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

March 25, 2026

Soprano Elona Sadiku pjesë e një koncerti të veçantë të Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës

March 19, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

By adminMarch 31, 2026

Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të…

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.