Drejtoria e Arsimit thuhet se ka bërë të gjitha përgatitjet që të niset procesi mësimor me kohë dhe me kushte më të mira për fillimin e këtij viti shkollor,
Njoftohet se gjatë dy muajve, korrik dhe gusht janë bërë: Renovimin e katër institucioneve arsimore; Paisje me dollap individual për secilin nxënës; Paisje me kabinet të shkencave të natyrës; Rregullimin e trafos tek shkolla e muzikës; Furnizim me ditar; Përgatitje për sezonën dimërore me lëndë djegëse; Dezinfektimin, Deratizimin, Dezinsektimin e të gjitha objekteve shkollore; Mirëmbajtjen e ngrohjeve qëndrore; Mësim në dy ndërrime për shkollën e mesme të mjekësisë dhe të ekonomisë; Mësim kabinetik në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, Rekrutimin e pesë psikologëve, sistemin dhe ndarjen atyre aktual në mësimdhënës dhe në shërbim profesional; Inventar i ri në shkollat ku ka qenë e nevojshme, Dy dhoma të reja burimore në shkollën “Rexhep Elmazi dhe Vatra e Diturisë” si dhe Numër më të madh të nxënësve të regjistruar në shkolla profesionale,
Thuhet se Sigurisht që në vazhdimësi do të ketë risi e punë tjera inovative./GJILANI iNFO/