Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi

November 12, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

November 12, 2025

Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë

November 12, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
  • Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
  • Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë
  • Mbahet aktiviteti informues, – “Dyert e hapura me qytetarë” në Kamenicë
  • Prokuroria në Gjilan ka ndaluar dy persona, ka ngritur tri aktakuza dhe ka paraqitur tri kërkesa për paraburgime
  • Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti
  • Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Shqiptarët e mllefosur
Kulturë

Shqiptarët e mllefosur

adminBy adminMarch 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në rubrikën Revista e shtypit gjenden edhe disa paragrafë nga disa të përkohshme që i riboton Faiku. Ndër to vlen të përmendet se e përkohshmja Germania e Berlinit (20. VIII.1897). përmban këtë pasazh: “Shqiptarët janë ende të mllefosur dhe kërcënohen me një kryengritje të përgjithshme kundër sundimit turk, nëse serbët dhe bullgarët në trevat e Shkupit, të Prizrenit dhe të Pejës do t’u jepen koncesione të tjera kombëtare, fetare dhe të çdo lloji tjetër. Ata tanimë kanë dëbuar disa arsimtarë dhe priftërinj të ardhur nga Mbretëria Serbe, ndërsa të gjithë orvatjet për t’i çarmatosur deri tani kanë dështuar”.Ndërkaq, më tutje, Konica sjell një fragment më të gjatë nga revista La Revue des Deux Mondes, e datës 1 tetor 1897. Në të është botuar një reportazh i z. Pjerr Mill me titull: “Në Thesali: Nga Ditari i Luftës”. Konica shënon: “Ky burrë i shkëlqyer na rrëfen se shqiptarët kishin zakon të zbaviteshin duke tërhequr një konop nga të dyja anët”. Më tutje, ai e riboton një pjesë të reportazhit, ku thuhet: “Pak më tutje ndodheshin mahitarët, këngëtarët, duke u kolovitur cazë gjatë ecjes me shtatin e tyre të hedhur: e kam fjalën për shqiptarët. Askush s’është më larg turkut se këta muslimanë të lartësishëm që e kanë ndërruar fenë nga ambicja, po që janë fanatizuar ndërkaq gjatë veprimit të ngadalshëm të shekujve me miradijen e tyre ndaj favoreve perandorake, dashurinë ndaj luftës dhe grabi­tjes. Luftëtarë dhe cuba, mburravecë dhe trima, ata nuk kanë asgjë të përbashkët me gjakftohtësinë pak a shumë të vrazhdë të trimërisë së pamohueshme, po pasive të pushtuesve, fenë e të cilëve e kanë pranuar”. Më tutje, z. P. Mill jep këto mendime për shqiptarët: “Ata janë të racës sonë dhe deri në këto vende ku grupet e çapkënëve të veshur me rroba të gjelbërta dhe të kuqe, u kacavaren pemëve, disa ndër ta, gegët me sy të kaltër, flokëverdhë e të prerë deri në ballë, me kaçurrela që u lëvaren, t’i rikujtojnë rekrutët e maleve tona të Francës, ndërsa të tjerët, më të moshuarit, e kanë profilin e shkabës, mustakë kacadre dhe të ashpër si të fshatarëve tanë, të cilët kanë shërbyer dikur në radhët e ushtrisë”.

Marrë nga libri “Me Konicën në Evropë” të Abdullah Karjagdiut

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Mjeshtri i magjisë së zjarrit

October 30, 2025

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

October 28, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi

By adminNovember 12, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë…

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

November 12, 2025

Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë

November 12, 2025

Mbahet aktiviteti informues, – “Dyert e hapura me qytetarë” në Kamenicë

November 12, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi

November 12, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

November 12, 2025

Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë

November 12, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.