Këshilltari i Qendrës së Karrierës në IAAP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë Eroll Morina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtoreshën e BONEVET Kamenica Gentiana Sërmaxhaj.
Kjo marrëveshje ka për qëllim mundësimin e trajnimeve praktike në fushën e teknologjisë dhe programimit, përfshirë gjuhët në WordPress, Python dhe HTML.
Kjo nismë synon të zhvillojë tutje aftësitë digjitale të nxënësve dhe të bëjë përgatitjen e tyre për tregun e punës./Gjilani INFO/


