Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
  • Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
  • Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
  • Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
  • Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
  • Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
  • Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
  • Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Nënshkruhen marrëveshjet në vlerë 1.2 milion euro për mbështetjen e 19 kuzhinave popullore
Lajme Qendrore

Nënshkruhen marrëveshjet në vlerë 1.2 milion euro për mbështetjen e 19 kuzhinave popullore

adminBy adminFebruary 13, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në vazhdën e angazhimeve të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e mirëqenies sociale në vend, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për të tretën herë radhazi po mbështet financiarisht organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore. Ky aktivitet realizohet në kuadër të masës 3.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe parasheh mbështetjen e 19 organizatave humanitare me 1.2 milionë euro, të cilat do të ofrojnë shujta falas për familjet më në nevojë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, kryeministri Albin Kurti tha se “kuzhinat popullore, përveç se ofrojnë shujta për ata më në nevojë, janë gjithashtu simbol i humanizmit tonë të përbashkët dhe dëshmi e fuqisë së komunitetit për të ndikuar pozitivisht në jetën e atyre, të cilët kanë më së shumti nevojë”.

Ndërkaq ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në anën tjetër vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm me organizatat humanitare, duke thënë se “masa 3.4 fillimisht është pilotuar për të parë nëse organizatat humanitare kanë nevojë për mbështetje nga shteti, dhe si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm që kemi pasur deri më tani, jemi të lumtur që edhe këtë vit po vazhdojmë që përmes jush të zgjasim dorën e shtetit te familjet që kanë më shumë nevojë”. Deri më tani, organizatat përfituese nga ky lloj i mbështetjes kanë ofruar mbi 300 mijë shujta ushqimore, ndërkaq në pranverë të vitit të kaluar, në kuadër të po të njëjtës masë, Ministria e Financave, përmes 39 organizatave joqeveritare partnere, financoi blerjen e afro 35 mijë pakove ushqimore, të cilat, organizatat i shpërndanë te familjet më në nevojë në të gjitha komunat e vendit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e politikave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët. Qytetarët që kanë nevojë për mbështetje duhet të drejtohen te organizatat humanitare në komunën e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025

Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell

November 5, 2025

Moti sot me diell dhe i ngrohtë

November 2, 2025
Mos humbni
Lajme Qendrore

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

By adminNovember 11, 2025

Komisioni për Administrimin e Prokurorive, nën kryesimin e Kryesuesit z. Jetish Maloku, mbajti sot mbledhjen…

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025

Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike

November 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.