Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan.
Ky projekt kapë vlerën 3.3 milionë euro.
Në këtë shkollë do të ndjekin mësimet jo vetëm nxënësit e Anamoravës, por edhe ata nga Presheva, Bujanoci, Kumanova dhe më gjerë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë me ndjekësit një video nga kantieri, me mbishkrimin: Mirëmëngjesi. Me këto pamje nga Shkolla e re e Mjekësisë, e cila po merr formë çdo ditë.
Punimet, po ecin me intensitet dhe pritet të ofrojnë kushte të shkëlqyera për nxënësit e mjekësisë, duke u pajisur me të gjitha standardet bashkëkohore për procesin mësimor dhe praktik.
Gurthemeli i shkollës u vu më 1 korrik 2025 në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit./Gjilani INFO/





