Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me diell dhe i ngrohtë

November 2, 2025

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje

November 2, 2025

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve

November 1, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me diell dhe i ngrohtë
  • Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje
  • Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
  • Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
  • Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
  • Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
  • Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
  • Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Hyseni: Përveç konsolidimit të Këshillit Drejtues të Teatrit, është bërë edhe një punë e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni: Përveç konsolidimit të Këshillit Drejtues të Teatrit, është bërë edhe një punë e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore

adminBy adminSeptember 13, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Gjilan, 13 shtator 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Këshillin drejtues të Teatrit të Qytetit, ka mbajtur të martën një konferencë për media, ku ka shprehur zotimin për përkrahjen e vazhdueshme për funksionimin sa më të mirë të këtij institucioni.
Kryetari Hyseni tha se përveç konsolidimit të këtij Këshilli, është bërë edhe një punë relativisht e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore.
“Kam ardhur në këtë konferencë në shenjë mirënjohje dhe përkrahje për komunitetin artistik, sidomos edhe për Këshillin e ri drejtues. Përveç konsolidimit të këtij Këshilli, është bërë edhe një punë relativisht e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore. Shumë shpejt pritet që të vijnë në seancën e Kuvendit Komunal për miratim disa dokumente shumë të rëndësishme sa i përket sferës së kulturës dhe disa institucioneve që janë shumë të rëndësishme”, ka thënë kryetari Hyseni.
“Parimisht, Teatri i Gjilanit ka qenë funksional, ka qenë mirë i organizuar, ndërkohë që organizimi i mëtejmë i strukturuar dhe funksionimi i mirë përbrenda është synimi që ne si Komunë por edhe artdashësit do ta dëshironin. Ajo që mbetet prej meje si zotim është që do të jemi në përkrahje të artistëve e në veçanti në përkrahje të Teatrit”, ka shtuar kreu i Gjilanit.
Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Avni Shkodra, pasi falënderoi kryetarin Hyseni për mbështetjen e madhe, ka thënë se Teatri i Qytetit të Gjilanit është prej teatrove më aktiv në Republikë.
“Si i tillë, trajtohet edhe në programin për kulturë të kryetarit Hyseni, që për këtë vullnet të tij, ne e falënderojmë shumë në emër të krejt punëtorëve të teatrit dhe të Këshillit Drejtues”, ka thënë Shkodra, teksa ka shtuar se puna aty po vazhdon me instensitet të lartë.
“Ne e kemi bërë harmonizimin e tri akteve nënligjore dhe rregulloreve që derivojnë prej ligjit për teatrot, siç është Statuti i Teatrit, rregullorja e punës e Këshillit Drejtues dhe rregullorja për shfrytëzimin e sallës së madhe, të cilat dje i kemi adresuar në Drejtorinë e Kulturës, për t’i proceduar më pas për votim në Kuvendin Komunal”, ka theksuar Shkodra.
Përndryshe, Këshilli Drejtues i Teatrit të Gjilanit përbëhet nga Avni Shkodra, Ramadan Kurti, Emine Toska, Sabedin Shahiqi dhe Qazim Azizi./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!

October 31, 2025

Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase

October 31, 2025

Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes

October 31, 2025
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me diell dhe i ngrohtë

By adminNovember 2, 2025

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-27 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton…

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje

November 2, 2025

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve

November 1, 2025

Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

November 1, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me diell dhe i ngrohtë

November 2, 2025

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje

November 2, 2025

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve

November 1, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.