Komuna e Kamenicës ka ndarë bursat komunale për studentët edhe për këtë vit akademik.
Nga kjo mbështetje financiare kanë përfituar 154 studentë prej të cilëve 101 janë vajza dhe 53 janë djem.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se komuna ka ndarë një buxhet prej 53,400 eurosh, i cili do të shërbejë për të përkrahur studentët në rrugëtimin e tyre akademik.
“Vazhdojmë me mbështetje e projekte për të mirën e studentëve tanë”, ka thënë Rahimaj./Gjilani INFO/


