Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Gjilan, vdekje kjo e cila nga policia është cilësuar e dyshimtë.
Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa provat materiale relevante për rastin janë konfiskuar./Gjilani INFO/


