Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti

November 12, 2025

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

November 12, 2025

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona

November 12, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti
  • Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona
  • Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
  • Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
  • Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
  • Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
  • Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kultur뻓Dashuri pa Kushte”, libri i Albert Zholit befason me intriga
Kulturë

“Dashuri pa Kushte”, libri i Albert Zholit befason me intriga

adminBy adminFebruary 25, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: HARALLAMB KOTA

Libri me tregime “Dashuri pa Kushte” i autorit të njohur shqiptar Albert Zholi, përmban një galeri interesante individualitetesh të përfshira në ngjarjet e tyre individuale, familjare, social-shoqërore, politike dhe intime, të ndodhura në mjediset shqiptare dhe në emigracion. Tregimet edhe pse të shkurtëra, e kanë dimensionin e shprehjes së qëllimit dhe me përmbajtjen e lëndës, fuqinë e fjalës e të figurave letrare, të rrëmbejnë vëmendjen dhe të përfshijnë në gjykimin e ngjarjeve.

Qëllimi i tregimtarit Albert Zholi është ta njohë lexuesin me ngjarje reale, të ndodhura gjatë diktaturës komuniste në mjedisin e familjeve shqiptare dhe mbas viteve 1990 ku nisi rumpallhana shqiptare dhe çoroditja e madhe morale, politike e militante, që u shoqërua me prishjen e familjeve dhe zhytjen e shqiptarëve në llumin e pashpresë të mbijetesës. Duke qenë mjeshtër i dimensionit lirik të vargut e prozës, Albert Zholi i jep ngjyrë dashurisë duke e mbështjellë pasionin me afshin e natyrës tokësore e qiellore, që ndizet e shuhet…e jep shpresë nga larg me tinguj celulari të ngjashme me këmbanat e një morti serial. Në vargun tregimtar të Albert Zholit skicohen copërat e asaj jete kalimtare që konsumohet në mjediset e Athinës me copëza dashurish të shuara apo flirtime zhgënjyse me shqiptarka provinciale të qullosura e të pispillosura.

Zholi i ndodhur në emigracion në Greqi, di me i ndërthur ngjarjet edhe me copëza kujtimesh nga vëndlindja apo me ngjarje të ndodhura në familjet e tyre të braktisura prej vitesh në mëshirën e fatit. U desh vdekja e gjyshes që Afrimi të kthehej në fshat e ta shihte për ta kallur në dhe. Por jeta vazhdon dhe vdekja i lëshon vendin jetës, lotët thahen dhe qënia njerëzore mbushet me shpresë dhe shpresa nxit dëshirën për të dashuruar. Por dashuria është e shthurur në emigracion. Ndrydhja e femrës ka perënduar dhe mjerisht shumë syresh janë kthyer në prostituta, profesion që u siguron të ardhura, por edhe i konsumon fizikisht. Zholi e sjell këtë dukuri realisht duke e gërshetuar mëkatin femëror me persivitetin mashkullor.

Në çdo tregim Zholi sjell emrin e një femre me formatin e saj trupor dhe mentalitetin mendor. Në kushtet e emigracionit ato të bukurat e të kolmet ditën e perëndisë janë rrugave, por në mesnatë mblidhen diku dhe duke shpërthyer lotëve kujtojnë familjarët dhe jetën vajzërore tashmë të vdekur. Sidoqoftë, Zholi kërkon t’u ngjallë shpresën dhe e vetmja shpresë është kthimi në Shqipëri, ku pamvarësisht vështirësive ekonomike jeta e tyre do marrë një kuptim njerëzor.

Emocionet kombëtare janë të atilla, sa mbizotërojnë ndjenjat e tregimtarit të shquar Albert Zholi dhe e çojnë atë në vendlindje në Progonat, në fshatin Lab, të cilit edhe i kushton tregimin e fundit me titull: “Progonati, vendi i Bilbilenjve të shquar”. Libri me tregime “Dashuri pa kushte”, e vendos autorin Albert Zholi në panteonin e tregimtarëve të shquar shqiptar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Mjeshtri i magjisë së zjarrit

October 30, 2025

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

October 28, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti

By adminNovember 12, 2025

Sot, në moshën 74-vjeçare, ka ndërruar jetë Sami Devaja. “Në këto çaste të rënda…

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

November 12, 2025

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona

November 12, 2025

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti

November 12, 2025

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

November 12, 2025

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona

November 12, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.