- Moti sot me diell dhe i ngrohtë
- Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje
- Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
- Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
- Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
- Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
- Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
Author: admin
Ronaldo refuzoi mundësinë që të bëhej lojtari më i paguar në botë duke refuzuar ofertën marramendëse
Cristiano Ronaldo hodhi poshtë mundësinë që të bëhej futbollisti më i paguar në botë, duke refuzuar ofertën e Al-Hilal, që i ofruan një kontratë dyvjeçare me vlerë 242 milionë euro, por portugezi e refuzoi. Klubi nga Arabia Saudite synonte ta bënte sulmuesin portugez një yll absolut në klub dhe nuk ka dyshim se Ronaldo do të trajtohej si mbret, por plani i tij aktual është të qëndrojë në Manchester United ose të paktën të luajë në nivelin më të lartë. Lajmin për ofertën e Al-Hilal e kanë konfirmuar mediat portugeze, por edhe gazeta spanjolle Marca. Al-Hilal ishte gati t’i paguante…
Nga: Senad Guraziu Imagjinata a la “Harry Potter” dhe truku a la “Harry Houdini”… Të ujdisësh përralla me piratë e sirenash simpatike, t’i hedhësh të leckosur në rërë diku mes palmave, herë qullosur e herë të tharë, herë tek gajasen e herë duke qarë, herë të dehur a herë të lagur, herë të çmendur e herë të matur, t’i ndërthurësh ca pallavra dialogjike me nuancat e panumërta si aventura të piraterisë, dhe gjithçka në fund ta paketosh me një titull, p. sh. “Piratët e Karaibeve”… pse jo! E ke imagjinatën të bujshme, atëherë “no problemos”, tutje thjesht çështje e…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se marinsat amerikanë po i trajnojnë policët ushtarakë të FSK-së. Mehaj ka shkruar se marinsat amerikanë për policët ushtarakë të FSK-së kanë dhënë njohuritë e tyre për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv. “Në Kazermën ‘Adem Jashari’, marinsat amerikanë ofruan për policët tanë ushtarakë njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negocimin me pengjet dhe lirimin e tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook. Ai i ka falënderuar dhe u ka shprehur mirënjohje të përjetshme.
Shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba, ka akuzuar sërish Rusinë për krime tjera të luftës. Pas sulmit rus në Kryvyi Rih, ku u goditën ndërtesat kolektive, ka reaguar ministri i Jashtëm ukrainas, transmeton Telegrafi. Ai theksoi se ky sulm është një krim tjetër lufte dhe akt i terrorit, duke u zotuar se asnjë nga këto krime nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Forcat ruse kishin për qëllim të godasin infrastrukturën civile në këtë qytet, ndërsa zyrtarisht vazhdimisht pretendojnë se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake. Në anën tjetër veprimet e ushtrisë së Kremlinit e dëshmojnë krejt të kundërtën. Ata…
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme përmes një komunikate shpreh zhgënjimin që në fillim të vitit shkollor 2022/23 nxënësit e shkollave të mesme po përballen me problemin e njohur të mungesës së librave dhe kërkon institucionet të zgjidhin problemin për të pasur një proces të qetë mësimor. Ky problem, theksojnë ata, është jashtëzakonisht alarmant, sidomos në vitet e mëparshme. Gjatë kësaj periudhe, Unioni ii nxënësve të shkollave të mesme monitoron në mënyrë aktive situatën dhe apelon për zgjidhjen e saj. Megjithatë, problemi është larg zgjidhjes dhe ende paraqet një pengesë të madhe në jetën e përditshme të nxënësve.…
Duket se Xherdan Shaqiri është njëri prej futbollistëve më të popullarizuar në SHBA. Kjo dëshmohet më shumë nga numri i fanellave të shitura, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se Shaqiri në fillim të këtij viti u transferua te Chicago Fire, ai tashmë është shndërruar në superyll të ekipit të tij. Nisur që në edicionin e tij të parë në MLS, Shaqiri ka arritur të jetë në mesin e dhjetë lojtarëve me numrin më të madh të fanellave të shitura deri më tash. Ndërkohë që dyqani online “mlsstore.com” që operohet nga liga MLS, ka publikuar listën e futbollistëve me fanellat më…
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri bashkë me anëtarin e Kryesisë Xhafer Tahiri kanë pritur në takim kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi me bashkëpunëtor. Në takim u bisedua për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kryetari Haziri e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën në LDK dhe e ri siguroi edhe njëherë kryetarin e Preshevës që LDK mbetet e përkushtuar për të përkrahur në çdo formë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe unitetin e faktorit politik shqiptar në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva etnike pa dallime partiake.
Këshilli Gjyqësor i Kosovë (KGJK) ka vendosuar që kryetarës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanovic t’ia zvogëlojë pagën prej 30 përqind në një interval kohor prej katër muajsh. Arsyeja e këtij vendimi vjen pasi Stevanoviç ishte takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, veprim i cili është në kundërshtim me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve si dhe Kodin e Etikës për gjyqtarë. Më 12 maj “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se Stevanoviç ka arritur marrëveshje për pranimin e përgjegjësisë disiplinore me Panelin Hetimor, gjë e cila thuhet edhe në vendimin e publikuar tani nga KGJK. Ndryshe,…
Sot mbushen 24 vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën. Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe. Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-së ranë 7 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.
Bashkë me disa nga drejtorët e komunës diskutuam për ndryshimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, si dhe të rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në Gjilan, ka shkruar në profilin e tij të Facebookut, Riad Rashiti. “Qëllimi ynë është krijimi i lehtësirave në taksa për qytetarët dhe krijimin e kushteve më të mira për bizneset. Pas organizimit të dëgjimit publik me qytetarë dhe biznese, që do të mbahet javën e ardhshme për të diskutuar lidhur me këto dy rregullore komunale, do të dërgohen për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit”…

