- Moti sot me diell dhe i ngrohtë
- Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje
- Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
- Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
- Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
- Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
- Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
Author: admin
Kryetari i komuës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka realizuar në takimin miqësorë në Prishtinë me Enver Hoxhaj, ish ministër dhe drejtues i strukturave të larta udhëheqëse në PDK. Hoxhaj, i ka dhuruar librin e tijë autorial kryetarit Arifi ku njëkohësisht kanë diskutuar për realitetin politik në vend me theks të veçantë në Luginë të Preshevës. Arifi në postimin e tij në fb shkruan për takimin me mikun Enver Hoxhaj, duke shprehur përherë kënaqësi! Diskutimet e frytshme për situatat e vështira dhe shpresën për ndryshim në të ardhmen, i gjejmë me vëllezërit kosovar!
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartcekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër. Në muajin korrik janë regjistruar 2 498 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej…
Kryetari Rahimaj ka treguar se është në proces asfaltimi i rrugës “Egzodi” në Berivojcë. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj me bashkëpuntorë kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Egzodi” në Berivojcë të Kamenicës. Ai ka falënderuar Ministrin Krasniqi për suportin e dhënë dhe ka thënë se ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës për komunitetet pakicë. “Do të rritet intensiteti i punëve në mënyrë që ky projekt të përfundohet sa më shpejt, që t’iu ofrohet qytetarëve qasje më e lehtë”-ka shtuar Rahimaj./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni viziton punimet e asfaltimit të rrugëve në Nasalë dhe segmentit të rrugës “15 Qershori” në Dardani
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët ka vizituar punimet e asfaltimit të rrugëve në fshatin Nasalë dhe të segmentit të rrugës “15 Qershori” në lagjen Dardania. Kryetari Hyseni, gjatë vizitës së punimeve në Nasalë, ka thënë se me asfaltimin e këtyre rrugëve atje, po e përmbyllin pjesën e projektimit dhe të asfaltimit të rrugëve përbrenda shtëpive dhe lagjeve të fshatit. “Është projekt i cili është pritur gjatë, ndoshta më shumë se 20 vite. Sot është bërë asfaltimi i njërës prej tri pjesëve kryesore të rrugëve, ndërkohë që janë asfaltuar edhe rrugicat. Janë diku 1100 metër gjatësi…
Kryetari Haliti takohet me bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”- Gjilan
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot me bordin e KRU “ Hidromorava”- në Gjilan, me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth projekteve të ndryshme të furnizimit me ujë. Me këtë rast i pari i Vitisë, ka kërkuar nga bordi i kësaj kompanie rajonale që të bëhet implementimi i projekteve dhe marrëveshjeve për menaxhimin e ujit të pijshëm dhe që qytetarët të kenë ujë cilësor dhe të mjaftueshëm. Gjithashtu bëhet me dije se është bashkëbiseduar edhe për investimet e mëtutjeshme në fushën e sigurimit të ujit të pijes dhe atë për gjitha fshatrat e komunës së Vitisë./GJILANI…
Gjilan, 15 shtator 2022 / Ka dështuar sërish vazhdimi i seancës së tetë të Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK, AAK, VATRA, LS) e kanë braktisur atë. Në mungesë kuorumi, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku e ka ndërprerë seancën dhe ka thënë se pikat e mbetura të rendit të ditës do të barten në mbledhjen e rregullt të asamblesë, e cila mbahet në fund të këtij muaji. Edhe seanca e sotme, sikurse fillimi i saj, në qershor, përkatësisht vazhdimi në korrik, përpara se Kuvendi të shkonte në pushim, u karakterizua me tensione ndërmjet pozitës dhe opozitës, gjë që…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot me bordin e KRU “ Hidromorava”- në Gjilan, me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth projekteve të ndryshme të furnizimit me ujë. Me këtë rast i pari i Vitisë, ka kërkuar nga bordi i kësaj kompanie rajonale që të bëhet implementimi i projekteve dhe marrëveshjeve për menaxhimin e ujit të pijshëm dhe që qytetarët të kenë ujë cilësor dhe të mjaftueshëm. Gjithashtu bëhet me dije se është bashkëbiseduar edhe për investimet e mëtutjeshme në fushën e sigurimit të ujit të pijes dhe atë për gjitha fshatrat e komunës së Vitisë./GJILANI…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe gjatë ditës së sotme është interesuar për të parë nga afër disa projekte që janë duke u zhvilluar në territorin e kësaj komune. Me këtë rast ai nga afër përcolli punimet që ja kanë nisur në zgjerimin e rrugës Viti-Ramnishtë, ku ndër tjerash synohet të krijohet një korsi e çiklistëve. Gjithashtu ai ka vizituar fshatin Gjylekarë, konkretisht punimet që po zhvillohen në zgjerimin e tribunave të fushës sportive pranë shkollës. Kryetari Haliti, shtoj se në gjithë komunën e Vitisë, janë duke u realizuar punime të ndryshme dhe se priten të realizohen edhe…
Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e Caritas Kosova u bisedua për projektet e përbashkëta
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës “Caritas Kosova”, në krye me Dom Viktor Sopin. Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e komunës me këtë organizatë në interes të qytetarëve të kësaj komune. Kryetari Haliti ka potencuar se ata kanë një bashkëpunim të mirë me Caritas Kosovën në disa fusha dhe se Vitia mbetet e interesuar të vazhdojë këtë bashkëpunim. Edhe përfaqësuesit e kësaj organizate kanë falenderuar komunën e Vitisë, në veçanti kryetarin Haliti për bashkëpunim. Përndryshe ky takim u mbajt me qëllim të koordinimit të veprimeve për projektet që…
Dr. Sc. Salihe Salihu Tema që do trajtojmë është krimet gjenocidale të kryera në Kosovë. Kosova ka aq shumë ngjarje që ju kanë shkaktuar, pa vullnetin e as dëshirën e saj, sa që jo vetëm brezi jonë por edhe shumë breza të ardhshëm nevojitet të studojnë e të nxjerrin në dritë dëmet dhe pasojat gjenocidale që i bartëm dhe po i bartim edhe sot e kësaj dite. Populli shqiptar ka përjetuar gjenocid ndër shekuj por pas Luftës së Dytë Botërore u mobilizuan popujt e liderët liridashës me sloganin ”Never Again” me qëllim që ti sanksiononin veprat gjenocidale me…

