- Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
- Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
- Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
- Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
- Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
- Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
- Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
- Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
Author: admin
Krahas kësaj, Gzim Hasanaj është i pari shqiptar në Zvicër që është zgjedhur nga Partia e Gjelbër Krahas Kantonit të Cyrihut, janë mbajtur zgjedhjet edhe për Parlamentin Kantonal në Baselland, shkruan albinfo.ch. Për herë të parë në historinë e këtij parlamenti është zgjedhur një deputet me rrënjë shqiptare dhe ai është aktivisti i njohur dhe eksperti i të drejtës sociale, Gzim Hasanaj. Hasanaj është përfaqësues i Partisë së Gjelbër. I kontaktuar nga albinfo.ch ai thotë se krahas temave ambientaliste, në parlament do të angazhohet për barazi sociale dhe për të drejtat e migrantëve. Studimet per Shkencat Sociale i ka…
Turizmi në Evropën Juglindore pritet të lulëzojë, pasi interesi për këtë destinacion ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Lajmi u raportua New Deal Europe (NDE), një platformë turistike dhe tregtie për Ballkanin dhe Evropën Juglindore, e cila thotë se rajoni po sheh rritje të interesit për investime në hotele dhe resorte, pasi turistët po ndërgjegjësohen më shumë për rajonin si një destinacion të ri turistik. “Ballkani po lulëzon. Është një nga rajonet e fundit ekzotike të Evropës, por gjithnjë e më shumë njerëz po interesohen sepse ka një larmishmëri të madhe, nga Alpet në Egje,…
70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay, ka bërë të ditur kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Kaya ka kritikuar Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmon familjeve të prekura nga tërmeti. Evren Kaya ka treguar se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi. “Tani në Kahramanmaras 70 persona kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju…
Një femër raportohet se ka tentuar që ta braktisë një fëmijë të porsalindur në Prishtinë. Policia njofton se rasti është raportuar të hënën. Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me persona nën 16-vjeç”. Raporti i policisë: BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONA NËN MOSHEN 16 VJEÇ Prishtinë 13.02.2023. Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, dhe mbetet për procedura të tjera.
Garat në lëndën e Fizikës për klasët –IX-, -X-, -XI- dhe –XII- në nivel komunal janë mbajtur në lokalet e IAAP ,,Andrea Durrsaku’’ në Kamenicë. Në këtë garë morën pjesë nxënësit e të gjitha shkollave përkatëse të komunës sonë, ku prezent në gara ishin 12 nxënës nga shkollat e mesme të ulëta dhe 8 nxënës të shkollave të mesme të larta. Suksesi i tyre ishte relativisht i mirë, ndërkaq vendet e para i zunë këta nxënës: Klasa e –IX-të 1. Lijanë Dërmaku SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit në Kamenicë; 2. Egzon Krasniqi SHFMU ,,Rexhep Mala’’ Topanicë; 3. Flandër Kastrati SHFMU…
Në vazhdën e angazhimeve të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e mirëqenies sociale në vend, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për të tretën herë radhazi po mbështet financiarisht organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore. Ky aktivitet realizohet në kuadër të masës 3.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe parasheh mbështetjen e 19 organizatave humanitare me 1.2 milionë euro, të cilat do të ofrojnë shujta falas për familjet më në nevojë. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, kryeministri Albin Kurti tha se “kuzhinat popullore, përveç se ofrojnë shujta për ata më…
Policia sot ka informuar për gjetje të mbetjeve mortore në Gjakovë. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë hapjes së themeleve të një objekti ka gjetur disa kocka që dyshohet se janë të njeriut.”, ka informuar Policia. Ndërkohë, rasti është në procedurë hetimore.
Kosovës i shtohen mbi 430 policë të rinj, Osmani: Mbrojtja e kufijve duhet të jetë obligim i përhershëm
Mbi 430 policë të rinj i janë bashkuar Policisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe 53 gra. Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratë së 57-të, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se pjesëmarrja e grave në polici është një investim i duhur për gjithë shoqërinë. “Dua të ju shpreh mirëseardhje në këtë rrugëtim të ri në shërbim të qytetarëve. Faleminderit për veprimin tuaj për t’i shërbyer shtetit. Policia buron nga qytetarët. Ju keni zgjedhur një profesion që kërkon përkushtim. Integriteti, profesionalizmi, respekti dhe paanshmëria ju duhet të veproni gjithnjë në përputhje me këto vlera. Si polici nga ju pritet…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Këshilli i Drejtorëve, kanë mbajtur sot mbledhje të rregullt. Me këtë rast u prezantua edhe drejtoresha e re e caktuar për drejtorinë e Arsimit në komunën e Vitisë, Arta Alidema Ajeti. Kryetari Haliti dhe Këshilli i drejtorëve i uruan mirëseardhje znj. Alidema Ajeti. Përndryshe u bë me dije se znj. Alidema Ajeti është lindur në Pozheran të Vitisë e cila ka përfunduar studimet bachelor në programin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” kurse studimet post diplomike- master në programin “Marketing dhe Menaxhim Biznesi”. Ajo ka punuar në disa pozita të ndryshme si ushtruese…
Ky ushqim më së miri shkon me bërxolla të grira dhe është koha e duhur që t’i provoni Përbërësit për salcë: – 60 g spinaq, – 2 thelpinj hudhre; – gjysmë litri qumësht; – kripë, – 1 lugë erëza; – 2 – 3 lugë miell; – pak vaj apo yndyrë. Përbërësit për pure: – 1 patate, – 10 g margarinë; – qumësht sipas nevojës. Përgatitja: Në yndyrë fërgoni miellin derisa të skuqet dhe qitni sipër gjysmën e qumështit. Shtoni spinaqin e grirë imët të cilin më parë duhet ta zieni në avull në mënyrë që fletët të zbuten. Shtoni…

