- Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
- Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
- Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
- Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
- Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
- Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
- Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
- Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
Author: admin
Kryetari Haliti nënshkroi marrëveshje bashkëfinancimi me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave për përfundimin e objektit të Zjarrfikësve në Viti
Kryetari Haliti nënshkroi marrëveshje bashkëfinancimi me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave për përfundimin e objektit të Zjarrfikësve në Viti Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shefki Abdullahun. Me këtë rast kryetari Haliti dhe ai kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Agjencinë Menaxhimit Emergjent për bashkëfinancim dhe realizim të “fazës finale të punimeve në ndërtimin e objektit për NJPZSH –Viti” Me këtë rast kryetari Haliti ka thënë se komuna e Vitisë, duke u bazuar në nevojën e përfundimit sa më të shpejt të objektit të Njësisë Profesional…
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se të mërkurën në Pejë rreth orës 12:30 një mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpi. Sipas policisë vdekja e viktimës është konstatuar në Spitalin e Pejës. “Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport Me vendim te prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë të enjtjen se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Në përgjigje për Radion Evropa e Lirë është thënë se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”. Çështja e njohjes është aktualizuar pas letrave të dërguara nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken te presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë…
Kryetari Rahimaj viziton diasporën në Zvicër, flasin për mundësitë e investimeve në Kamenicë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vizituar diasporën kosovare në Zvicër, vizitë kjo e cila u realizua me ftesën e Konsullatës së Kosovës në Zurich, e cila udhëhiqet nga Sami Kastrati, që vjen nga Kamenica. I pari i komunës në këtë vizitë ka bashkëbiseduar me diasporën për arritjet, planet e së ardhmes dhe mundësive për investime në Kamenicë. “Shumë i lumtur që kisha nderin të flas me diasporën kosovare në Zürich, ku kam mbetur i mahnitur nga pasioni dhe përkushtimi i këtij komuniteti të jashtëzakonshëm. Gjatë kësaj vizite fantastike, kemi pasur mundësinë të takohemi me diasporën t’i prezantojmë…
Kryetari Hyseni: Krenar për idetë inovative të të rinjve, do të vazhdojmë me përkrahjen e tyre
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në eventin përmbyllës të mbështetur nga Unicef Kosovo Programme dhe IPKO Foundation për pesë YLP – Youth Leadership Program, të cilët kanë përfunduar me sukses projektet e tyre gjatë periudhës 3 mujore. Kryetari Hyseni është shprehur të jetë krenar për idetë inovative të të rinjve tanë. “Krenar për idetë inovative të të rinjve tanë. Ne do të vazhdojmë me përkrahje të parezervë për të rinjtë që me entuziazëm të lartë po kontribuojnë në zhvillimin e vendit”, ka thënë ai./GJILANI INFO/
Kryetari Haliti pranon një mirënjohje nga MAPL dhe OSBE për hartimin e Planit të Integritetit
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, ku komuna e Vitisë është nderuar me një mirënjohje për hartimin e Planit të Integritetit. Me këtë rast kryetari Haliti i falënderoj ata për mirënjohjen e dhënë dhe potencoi se komuna e Vitisë do të vazhdoj punën në interes të qytetarëve të kësaj komune. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe z.Elbert Krasniqi ministër i MAPL-së si dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Michael Devenport. Gjithashtu gjatë këtij…
Sot në Viti, Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt. Me këtë rast në fillim të kësaj mbledhje anëtarët e këtij komiteti ngritën çështje të ndryshme jashtë rendit të ditës. Më pas kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi që njëherit edhe kryesues i këtij komitet bëri me dije për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve nga niveli qendror. Ai tha se me kërkesën e ekzekutivit kanë ardhur edhe disa pika shtesë jashtë rendit të ditës dhe kërkojnë mendimin e anëtarëve të KPF-së se a janë pro hyrjes së tyre në rend të ditës.…
Rekomandohet për Kuvend diskutimi i marrëveshjes së partneritetit publikoi-privat me ‘Ecohigjenën’
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend propozim-vendimin për miratimin e planit të punës të Kuvendit për vitin 2023, propozim-vendimin për draft-statutin e QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, draft-programin trevjeçar të banimit 2023/2025, propozim vendimin për lirim të përkohshëm nga pagesa e gjobës komunale për regjistrim të mëvonshëm të lindjeve dhe vdekjeve, propozim-vendimin për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për ndarjen e bursave si dhe informatën për suksesin e nxënësve në gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2022-2023. Po ashtu, Komiteti…
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), se ka folur tërësisht të humbur në paraqitjen e çështjes së saj lidhur me rastin e liderëve të UÇK-së. Emmersoni ka përshkruar se si ZPS-ja, në mënyrë krejt të tërthortë ka planifikuar t’i paraqes ngjarjet në aktakuzë. “Ka një mungesë fokusi nga prokuroria për mënyrën se si çështja është paraqitur. E pranojë që vendimi i trupit gjykues për t’ia lënë prokurorisë për të vendosur për çështjen e vet, por ju e ngritët çështjen se paraqitja e provave në mënyrë rastësore, s’do t’i ndihmojë ata. Keni…
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka hedhur akuza ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për kohën e kërkuar për paraqitjen e çështjes së saj. Keohe ka thënë se ZPS-ja ka paraqitur mijëra faqe të grumbulluara, pa specifikuar se cilat prova i duhen. “Kemi pasur deklarata të dëshmitarëve prej 30 faqeve dhe ne i shikojmë nëse ato janë në rregull me filan rregull, dhe gjykata gjithashtu e shikon dhe jep vendimin në bazë të rregullave. Ne kemi mijëra faqe dëshmish. Një Zot e di se sa shumë ka, për shumë çështje. Ata duhet të përfshijnë edhe informacion që…

