Author: admin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me anë të një postimi në Facebook shprehu urimet e tij të përzemërta për Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar vendimin historik, të përgjegjshëm, të shumëpritur dhe tej mase të guximshëm të qytetarëve kosovarë dhe Republikës së Kosovës. “Shpreh urimet e mia të përzemërta me rastin e 15-vjetorit të marrjes së vendimit historik, vendimit aq të përgjegjshëm por njëherazi edhe të shumëpritur dhe tej masë të guximshëm të qytetarëve kosovarë dhe Republikës së Kosovës! Vizioni i burrështetasve Rugova, Jashari, largpamësia, mençuria dhe vullneti i palëkundshëm për…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në postimin e sotëm të mëngjesit ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. “MIRËMËNGJES Shqipe – Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka shkruar Rama në “Facebook”, duke bashkëngjitur edhe një ilustrim me flamurin e Kosovës.

Read More

Në shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së shtetit, Kosova ka marr urime nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenti italian, Sergio Mattarella. Presidenti amerikan në letrën drejtuar presidentes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar më të mirat për popullin e Kosovës. Në letrën për homologen Osmani, presidenti Biden mirëpret pranimin e propozimit të BE-së nga Kosova me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e…

Read More

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka e ka nisur ditën me një urim me rastin e 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, krye diplomatja shqiptare ka shkruar se sot është një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në 15 vite. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar…

Read More

17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova e shpalli pavarësinë, pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e kishte lexuar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi. “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të…

Read More

Sot bëhen 15 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e…

Read More

Duke e vijuar një traditë të kahershme, edhe sivjet Biblioteka ‘Fan Noli’ në Gjilan, ka shpallur lexuesit e dalluar të vitit, në një ceremoni të organizuar në kuadër të shënimit të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni. ‘Është nder dhe respekt që në prag të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës të shpallim ata që me përkushtim e me dashuri të madhe vijnë në bibliotekë për të lexuar libra’, ka thënë kryetari Hyseni. Për më tepër, ai tha se bibliotekën e viziton shpesh edhe vetë ai, edhe për të lexuar,…

Read More

Në prag të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe në nderim të kontributit fetar dhe atdhetar të Mulla Idriz ef. Gjilanit, sot, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në fshatin Dunavë të Gjilanit, ka përuruar xhaminë dhe mejtepin e Mulla Idriz ef. Gjilanit, restauruar nga Ministria e Kulturës, respektivisht Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan. Në këtë ceremoni qenë të pranishëm kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, përfaqësues të partive politike, bashkëfshatarë dhe familjarë të Mulla…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot memorandume të bashkëpunimit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për Gjilanin. Paraprakisht, Hyseni bëri të ditur se edhe këtë vit do të ketë përkrahje nga MKRS-ja për manifestimin “Flaka e Janarit” në vlerë prej 30 mijë euro. Pasi falënderoi ministrin Çeku për vizitën dhe mbështetjen për Gjilanin, ai bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi edhe për tetë projekte që kanë të bëjnë me xhepat e gjelbër, për ndërtimin e tetë parqeve të reja. “Kemi nënshkruar marrëveshje për…

Read More

Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit Alban Hyseni, ka nisur sot aktivitetet treditore në shënim të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku Muzeu Etnologjik ka pranuar veshjet kombëtare të punuara nga vajzat me nevoja të veçanta, organizim ky i përbashkët i Qendrës “Pema” dhe OJQ “Gruaja Hyjnore”. Kreu i Komunës, Alban Hyseni, pasi ka falënderuar Qendrën “Pema” dhe OJQ “Gruaja Hyjnore” për punën që e bëjnë në vazhdimësi, duke shfaqur zotimin për mbështetje të vazhdueshme institucionale me të gjitha mundësitë. Ai theksoi se në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë, po trajtohet një temë që ka peshë…

Read More