- Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
- Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
- Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
- Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
- Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
- Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
- Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
- Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
Author: admin
Futbollisti i klubit francez (Lille), Edon Zhegrova ka uruar festën e Pavarësisë së Kosovës. Shteti ynë sot feston ditëlindjen e 15-të dhe shumë sportistë po e urojnë këtë ditë përmes rrjeteve sociale. I fundit që sapo bëri një urim është lojtari i klubit francez, Edon Zhegrova. “Urime shteti im! Shpresoj edhe besoj që ky vit do të jetë i yni”, ka shkruar në një foto të publikuar ylli i Kosovës Kujtojmë që Edon Zhegrova është duke kaluar momente fantastike në Ligue 1 të Francës me ekipin e tij, Lille.
Me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot nën organizimin e komunës së Vitisë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Aktivitetet për nderë të mëvetësisë së Kosovës kanë filluar me një minut heshtje në mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë, ku u fol për rëndësinë që ka kjo ditë për kosovarët. Pas kësaj seance, janë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të vazhduar më pas me koncertin festiv të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Në seancën solemne të mbajtur për nder të kësaj dite, kryesuesi i Kuvendit…
Xhiroja e 20-të kampionale sjell përballjen FC Drita – KF Dukagjini, ndeshje që zhvillohet në stadiumin sintetik në Gjilan nesër, e shtune nga ora 13:00. Kryetrajneri i FC Drita, Arsim Thaqi tha se në ndeshjen e nesërme duhet të tregojnë karakter dhe se në këtë ndeshje, por edhe në çdo ndeshje tjeter, Drita do të tregohet këmbëngulëse. “Të gjithë në klub jemi të vetëdijshëm për ambiciet që ka klubi, por edhe cilësitë dhe duhet t’i mbledhim forcat e ta tregojmë vetën. Pres që nesër ekipi të tregoj formë dhe t’i mohoj të gjitha zërat e të tregojë se Drita…
MARJETA SHATRO RRAPAJ E brishta ime,delikate që ndryshon çdo ritëm pulsimi Ti që luan me mua në çdo pritje të ditës së re Ti je kaltërsi e pafundme! Sublimja ime je! Je triumf mbi vdekjen në çdo rrahje zemre! Je gëzimi hyjnor zbritur me krahë engjëjsh! Je drita e shkëlqimit të syve! Je zjarri I bukur i shpirtit! Pushtomë të tërën diellorja ime që ta dashuroj fort pa frikë jetën!
Matilda Ndrecka shkëlqen me dizajnet e saj në Javën e Modës në New York 2023 Matilda Ndrecka është shqiptarja nga NYC Glamour Couture. Ajo është dizajnerja e parë shqiptare që lanson një koleksion luksoz haute couture në Javën e Modës në New York 2023, shkruan albinfo.ch. Mbrëmja e Javës së Modës në New York ishte një gala mbrëmje, ku u prezantua edhe puna e dizajnerës Ndrecka, e cila habiti me fustanat unik që ajo krijoi.
Kryetari Hyseni me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varrezat e dëshmorëve me rastin e shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kryetari Hyseni ka uruar me këtë rast që edhe e ardhmja të jetë poaq e lavdishme sa e kaluara e vendit tonë. “Besoj që nuk ka vend tjetër ku gjendet vullneti për angazhim e për punë e në të njëjtën kohë, modeli për të ardhmen, se sa në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan. Prandaj, të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime 15-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, uroj që edhe e ardhmja të jetë…
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen solemne për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë. Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte shumë më shumë se thjeshtë një akt politik, dhe se ajo dëshmoi se identiteti kombëtar e kulturor është jetik për popujt, e për shqiptarët është më e shenjtë se vetë jeta, pradaj edhe rezistuan, u sakfrifikuan, por…
Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për qytetarët e komunëssë Vitisë ka publikuar një mesazh urimi në të cilin thuhet: “Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të komunës sonë, të shpreh urimet më të përzemërta në 15 përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite na bënë krenar për gjithë sakrificën e popullit, por njëkohësisht, kjo ditë na përkujton më të çmuarit e atdheut duke filluar…
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur mbledhje solemne me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Arianit Sadikut, kryesues, ka mbajtur sot mbledhje solemnte me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku përpos përfaqësuesve institucionalë, kanë marrë pjesë edhe përfaaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, ka thënë se në këtë festë duhet të përulemi për sakrificën e shumë gjeneratave. “Në këtë ditë të 17 shkurtit, ashtu si në çdo ditë tjetër, ne duhet të kujtojmë dhe të përulemi me nderim e mirënjohje të thellë para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve bijtë e bijave tona të cilët sakrifikuan shumë me…
Ferizajasi mori një veturë me qera dhe ia shet një personi tjetër për 3 mijë euro, arrestohet nga policia
Një person nga Ferizaj i cili është dhe pronar i një prej “Rent Car”, ka raportuar se ia ka dhënë në shfrytëzim veturën e tij një personi tjetër dhe nuk ia kishte kthyer më. Po ashtu në raport bëhet e ditur se personi i cili ia kishte marr veturën dyshohet se ia kishte dhënë një personi tjetër në këmbim të një shume parash prej 3 mijë euro. “Ferizaj 24.01.2023-NN. Më datë 16.02.2023 ankuesi mashkull kosovar pronar i Renta Car ka raportuar se me datën e lartë-cekur i kishte dhënë në shfrytëzim veturën e tij të dyshuarit mashkull kosovar dhe…

