Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësuesen vitiase, Bukurije Sadiku, e cila është pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti, ka falënderuar atë për kontributin e saj 44 vjeçar në fushën e arsimit të gjeneratave të shumta, duke ju ndarë asaj një mirënjohje. Të pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtoresha e arsimit, Arta Alidema Ajeti dhe të tjerë./GJILANI INFO/

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar,  pasi i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta martojë viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. është bëre e ditur nga burimet policore. Rasti ka ndodhur në Gjilan, të hënën në ora 21:00. Në raportin e Policisë thuhet se viktima është dërguar në strehimore, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në paraburim./GJILANI INFO/

Read More

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 5 vite burgim ndaj të dënuarit për krime lufte në ’98-ën në Bellopojë të Pejës, Svetomir Baceviç. E kjo pas refuzimit të ankesave të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), mbrojtësit të të dënuarit Baceviç, avokat Dejan Vasiq, si dhe vetë të akuzuarit Baceviç, raporton “Betimi për Drejtesi”. Ndryshe, më 8 shtator 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte dënuar me pesë vite burgim Baceviç. Kundër këtij, aktgjykimi, brenda afatit ligjor kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit palët në procedurë. Sipas ankesave, PSRK-ja kishte propozuar ashpërsim të dënimit ndaj Baceviç, në…

Read More

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë. Në rend ditë ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.4391 i datës: 08.02.2023 nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, 2. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2022, 3. Propozim për lirimin nga tatami në pronë për vlerën deri në 100 Euro për të gjithë tatim paguesit e Komunës së Kamenicës për vitin 2023, 4. Miratimi i planit vjetor…

Read More

Kryetari Haliti ka pritur sot në takim Basri Halabakun me rastin e pensionimit, e i cili ishte mësues shumë vjeçar i shkollës së mesme të ulët “Bafti Haxhiu”, në Viti. Me këtë rast, kryetari Haliti në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në edukimin e shum gjeneratave, e nderoi me një mirënjohje. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtoresha e arsimit, Arta Alidema Ajeti dhe drejtori i shkollës “Bafti Haxhiu”, Afrim Rrustemi./GJILANI INFO/

Read More

Diaspora shqiptare vazhdon të kontribuojë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), gjatë vitit 2022 diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë, shkruan Telegrafi. Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit gusht me 131.6 milionë euro nga totali prej mbi 1.2 miliard euro. Sipas kanaleve të dërgimit, BQK-ja thotë se 702.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative. Ndërsa, sa u përket dërgesave të mërgatës…

Read More

Me gjithë pengesat e shkaktuara nga Serbia kundër Kosovës, Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe organizata më të rëndësishme financiare e sportive. Disa prej tyre janë: -Banka Botërore – Fondi Monetar Ndërkombëtar – Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim – Federata Botërore e Futbollit -Federata Evropiane e Futbollit -Komiteti Olimpik -Organizata Botërore e Doganave -Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore. Ndërkaq, Kosova nuk është anëtare e: -Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Bashkimit Evropian – Këshillimit të Evropës – Organizatës Botërore të Tregtisë – Organizatës Botërore të Shëndetësisë -Organizatës për Siguri dhe…

Read More

Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës të shtunën në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” u mbajtën dy turne në Volleyball Mix F/M dhe Streetball Mix F/M. Fitues të këtyre dy turneve ishin KV “Drita” në volleyball dhe KB “Drita” në streetball të cilët u nderuan me mirënjohje nga Komuna e Gjilanit. Turnetë u organizuan nga Këshilli Lokal i Sportit të Gjilanit nën patronatin e Kryetarit Alban Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Qoftë nëse e hani si ushqim kryesor apo si paragjellë apo si shtesë ushqimi, kjo pite është gjithmonë zgjedhje e mirë Përbërësit: – 3 vezë, – 200 ml jogurt, – 100 gr miell të bardhë, – 100 gr miell misri, – 150 g proshutë, – 200 gr djathë, – 4 kastravecë turshi, – 1 spec turshi, – 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira, – 50 ml vaj. Përgatitja: Tundni vezët, shtoni miellin (e grurit dhe të misrit), pluhurin për ëmbëlsira, jogurtin, djathin, kastravecët e grirë dhe specin, vajin dhe të gjitha bashkoni mirë. Qitni në tepsi të lyer…

Read More