- Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona
- Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
- Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
- Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
- Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
- Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
- Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
Author: admin
Rryma e shpenzuar nga serbët në veri në vitin 2022, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës plotë 63.2 milionë euro. Lajmin e kanë bërë me dije nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT). Sipas këtij operatori, në mungesë të buxhetit, për mbulimin e humbjeve nga energjia e konsumuar në pjesën veriore të Kosovës energjia elektrike tërhiqet në formë të devijimeve nga Sistemi Elektroenergjetik i Evropës Kontinentale. “Obligimet financiare të KOSTT për humbjet e shkaktuara në pjesën veriore të vendit për muajt janar- dhjetor 2022 ishin rreth 63.2 milionë euro. Në mungesë të buxhetit…
Përse vendoset ndalimi i një gjuhe në shkolla? A është stigmatizues termi DaZ (gjermanishtja si gjuhë e dytë)? Këtyre dhe pyetjeve të tjera u përgjigjet ekspertja e didaktikës së gjuhës gjermane, Ermira Ljutvija. Ermira Ljutvija është e njohur për shumë nga lexuesit tanë. Ajo ka shkruar portrete, reportazhe dhe përkthime të panumërta për albinfo.ch. Në vitin 2018, ish-mësuesja e shkollës fillore filloi masterin në didaktikë të gjuhës gjermane në Universitetin e Cyrihut dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Këtij angazhimi të trefishtë iu bashkua më vonë edhe puna si asistente kërkimore në Shkollën e Lartë Pedagogjike në…
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasje në tentativë në Gjilan. Rasti kishte ndodhur më 21 shkurt në ora 22:38, ku një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë”, thuhet në raport. Lexo po ashtu: Vrasje në tentativë në Gjilan Ndërkaq, në raportin 24 orësh të së premtes bëhet e ditur se…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës, ku një person, 33 vjeçar ka ndërruar jetë, ndërkaq tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Valon Osmani nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit bëri të ditur për Telegrafi se sot rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. “Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e…
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 40 vjet burg katër të akzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në gusht të vitit 2022. Sipas njoftimit, gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz. I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe për…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ndërkaq ky i fundit konfirmoi mbështetjen e shtetit turk për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe në NATO. Konjufca uroi ambasadorin Angılı për detyrën e re dhe vuri në dukje se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira e se ato bazohen në miqësi të kamotshme, partneritet strategjik dhe respekt të ndërsjellë. Gjithashtu i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë, duke theksuar se populli i Kosovës…
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me MKRS-në për pasurim të fondit librar të biblotekës në Kamenicë
Në emër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport zyrtari Behar Hyseni bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për mbështetje financiare për pasurimin e fondit librar për Biblotekën e Kamenicës./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një ceremoni rasti ku brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, në Viti, është hapur sot qendra “Klasat për Nëna”. Me këtë rast kryetari Haliti ka folur rreth projekteve me AMC-në. “Sot kemi nderin të fillojmë me dy programe të reja për shëndetin e nënës, klasat për nëna dhe fëmijë në 1000 ditët e para, që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore ndaj nënave dhe natyrisht edhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj shërbimeve që ofron në QKMF-në e Vitisë”, u…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në cilësinë e Kryesuesit të Bordit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal (AZHR) Lindje, mbajti mbledhjen e rregullt të Bordit të Agjencisë, në të cilën morën pjesë shumica e kryetarëve të Komunave të rajonit Lindje. Kryetarët e Komunave gjate takimit patën diskutim të frytshëm rreth sfidave të përbashkëta si dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte ndër-komunale dhe rajonale. Çështjet të cilat u diskutuan në këtë takim, ndër të tjera, ishin edhe projektet e rrugës rajonale Gjilan-Ferizaj, Rruga Begracë-Kacanik i vjetër, zhvillimi i turizmit në rajonin Lindje, rehablitimi i shtratit te lumit “Morava e…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe nënkryetari i komunës, Hasan Aliu kanë pritur sot në një takim Arben Mehmetin – anëtarë i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Me këtë rast, në këtë takim që kishte më shum karakter informues u diskutua rreth bashkëpunimit të mirë mes komunës së Vitisë dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës./GJILANI INFO/

