- Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë
- Mbahet aktiviteti informues, – “Dyert e hapura me qytetarë” në Kamenicë
- Prokuroria në Gjilan ka ndaluar dy persona, ka ngritur tri aktakuza dhe ka paraqitur tri kërkesa për paraburgime
- Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti
- Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona
- Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
- Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
Author: admin
Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “VORAE”, përfshihen femijët e komunitetit: rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e rregullt
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkepunimi me OJQ “VORAE”, e cila ka për synim mbështetjen instiucionale, financimin dhe menaxhimin e qendrës mësimore, me synimin për përfshirjen e femijëve nga komuniteti, rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e rregullt. “Për herë të parë përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna e Gjilanit do të fillojë ofrimin e kursve të gjuhes shqipe për fëmijët të cilët vijojnë qendrën mësimore në bashkëpunim me organizatën e lartëpërmendur, me qëllim të integrimit të tyre në shoqëri në komunën e Gjilanit e më gjërë”, është shprehur kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Janë mbajtur garat e diturisë në të gjitha shkollat fillore në komunën e Vitisë. Në kuadër të shkollave janë mbajtur garat për klasat e pesta, ndërsa në nivel komunal pjesëmarrëse në to ishin nxënësit e klasëve të nënta. Drejtoresha për Arsim në Viti Arta Ajeti, bëri të ditur se përpos lëndëve të përcaktuara, garat janë mbajtur edhe në fushat e artit, duke përfshirë esenë dhe pikturën. SHFMU ” 28 Nëntori” në Vërban u rendit e para në këto gara, vendin e dytë SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti dhe në vendin e tretë u rendit SHFMU ” Halil Alidema”…
Falenderohen zyrtarët komunal të Vitisë të angazhuar në fushën e përformancës, fitohet granti prej 791 mijë eurosh
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Komisionin Komunal për Performancë. Me këtë rast ai i njoftoj ata se Vitia është në mesin e pak komunave të Kosovës që ka fituar grant në kuadër të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK). Ai tha se kjo fitore është falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të zyrtarëve me qeverinë komunale në veçanti të atyre që kanë qenë të angazhuar në procesin e mbledhjes dhe raportimin e të dhënave në SMPK. “Në këtë takim unë përveç se dua të njoftoj se jemi në mesin e pak komunave që janë…
Natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Rosario, dy burra me motoçikletë qëlluan me 14 plumba në një dyqan në pronësi të familjes së Antonella Roccoco, gruaja e futbollistit të famshëm Lionel Messi. Kriminelët kanë lënë edhe një mesazh kërcënues të shkruar me dorë drejtuar Lionel Messit, transmeton “Oberainside”. “Messi, ne po të presim. Javkin është një tregtar droge, ai nuk do të kujdeset për ty”, shkruhej në mesazhin e frikshëm. Në publik u bë një panik i madh, të gjithë janë seriozisht të shqetësuar për sigurinë e futbollistit që i solli vendit të tij titullin e shumëpritur…
Komuna e Vitisë serish është përfituese e grantit të përformancës, prandaj sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në ceremoninë e Grantit të Përformancës Komunale (GPK) në Prishtinë. Gjatë kësaj ceremoni u bënë me dije edhe emrat e komunave që janë përfituese e grantit e ku komuna e Vitisë është përfituese e grantit në vlerë prej 791 mijë euro. Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe nënshkrimi marrëveshjes për bashkëfinancim të cilën e ka hartuar komuna e Vitisë. Përndryshe kjo marrëveshje u nënshkrua bazuar në rezultatet e treguara në performancën komunale për vitin 2021. Të pranishëm…
Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, sot ka shënuar Ditën e Shkollës, njiherit 50 vjetorin e pavarësimit të këtij Gjimnazi, ku në vitin 1972-73, u pavarësua nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan. Në këtë manifestim , të pranishëm ishin strukturat komunale, veteran të arsimit, personalitete nga jeta publike e institucionale, profesor, nxënës e qytetar të tjerë. Një fjalë rasti e mbajti zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, i cili mes tjerash tha se është nder dhe kënaqësi e veçante që në emër të institucioneve komunale të Vitisë, dhe në emër të qytetarëve të kësaj komune, të shpreh urimet…
Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nga kjo komunë, fa filluar sot me programin e vizitave mjekësore në shkollat e komunës së Vitisë. Në vizitat e tilla mjekësore përfshihen kontrollat e 29 parametrave dhe kontrollat të detajuar dentare ku pritën të bëhen tek nxënësit e klasave të para, pesta dhe të nënta. Me këtë rast kontrolli i parë i këtij lloji për këtë vit në komunën e Vitisë, u bë në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj komune Sokol Haliti me bashkëpunëtor. Ai…
Realizohet për herë të parë transplanti i rrallë në Itali Evolimi i shkencës dhe mjekësisë ka arritur deri në pikën ku është bërë i mundur transplanti i mushkërive nga një donator i gjallë te një fëmijë. Historia e suksesit i përket pikërisht një familje shqiptare, në spitalin Meyer të Firenzes në Itali. Sipas mediave italiane, një baba shqiptar i ka dhuruar mushkërinë e tij djalit 5-vjeçar, operacion ky i realizuar për herë të parë në Itali më 17 janar, përcjell albinfo.ch. Familja shqiptare mbërriti në Itali në vitin 2018 dhe vetëm një vit më vonë, Mario 5-vjeçar do të…
Pagat e muajit shkurt për Policinë e Kosovës kanë dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, të cilën ata e kanë marrë që nga themelimi. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe mllef te shumica e pjesëtarëve, ka thënë kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. Sipas kryesindikalistit Zeqiri, “më shumë se 90 për qind” e policëve janë të pakënaqur me pagën e muajit shkurt. Sipas tij, vetëm një pjesë e vogël ka një ngritje të vogël të pagës, nga 20 deri në 90 euro, që ka ardhur kryesisht nga përvoja e punës së personit. Derisa te pjesa e stafit civil,…
Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se në vitin 2019 dhe 2020 ka dhunuar një vajzë. Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Viti 2019-2020. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

