Author: admin

Qyteti me mbi 115 mijë banorë, dhe i gjashti më i madhi i Zvicrës, Winterthuri, bëhet për herë të parë me ordinancë angiologjike nga angiologu Naim Mehmeti. Ordinanca «Gefässmedizin Winterthur» ndodhet në qendrën tregtare Triamal në Winterthur. Me mbi 160 metra katror dhe katër dhoma kontrolli, ordinanca është e para e këtij lloji në qytetin e Winterthurit. Dr. med. Naim Mehmeti ka punuar për një kohë të gjatë në spitalin e Winterthurit si angiolog. Mehmeti Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar në vitin 2004 në Universitetin e Vjenës në Austri. Specializimin e mjekësisë interne e ka pëfunduar në vitin…

Read More

Komandanti i LMT kapiteni Engin Binkuy, i cili ka përfunduar misionin e tij në Kosovë si dhe Komandanti në ardhje Kapiteni Apdula MAT kanë vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, kurse janë pritur nga kryetari i këtij Këshillit z. Naim Aliu. Kryetari Aliu e ka falenderuar komandantin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën e kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan. Aliu ndër tjerash i ka dëshëruar kapitenit Apdula Mat mirëseardhje dhe suksese në angazhimet e tij në sferën e sigurisë me shpresë se bashkëpunimi me…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, kanë vizituar disa nga familjet të cilët në vitet e 90-ta ofruan shtëpitë e tyre si shkolla për nxënësit. I pari i komunës duke i falënderuar për veprën e tyre ka thënë që do të punohet më shumë në sigurimin e kushteve sa më të mira për nxënësit. “Pikërisht në Ditën e Mësuesit, vizituam ata që kontribuan më së shumti gjatë viteve të 90-ta, duke ofruar shtëpitë e tyre si shkolla për nxënësit, të cilëve iu mohohej e drejta për shkollim nga…

Read More

Kori i fëmijëve, ka hapur manifestimin e organizuar nga Drejtoria komunale e Arsimit, në Viti që është mbajtur në shënimin e 7 Marsit-Ditës së mësuesit, e ku të pranishëm ishin udhëheqës të Institucioneve komunale, punëtorë arsimor, nxënës e qytetarë të tjerë. Një fjalë rasti e mbajti zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, i cili theksoi se është nder dhe kënaqësi e veçante që në emër të institucioneve komunale të Vitisë, si dhe në emër të qytetarëve të kësaj komune, të shpreh nderimin më të thellë , admirimin më të madh për kontributin e mësimdhënësve në edukimin dhe formimin qytetarë të…

Read More

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë, në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit, u ka ndarë mirënjohje mësimdhënësve veteran të arsimit, punonjësëve të dalluar të arsimit, pronarëve të shtëpive të cilët gjat okupimit i lëshuan ato për shkolla dhe kontributdhënësëve në çështjen e arsimimit, të cilët me përkushtim të madh edukuan breza të shumtë dhe u kujdesën që mësimi të vazhdojë pavarsisht rrethanave. Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, u shpreh se puna e palodhshme, sakrifica, përkushtimi për vite të tëra i mësueseve në edukimin e fëmijëve,…

Read More

Komuna e Vitisë, vazhdon të përkrahë fermerët e saj me pajisje të ndryshme bujqësore. Me këtë rast, sot është bërë shpërndarja e 30 spërkatëseve me sasi 45L për fermerët vitias. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, i kanë përgëzuar fermerët përfitues. Kryetari Haliti, tha se përderisa nuk mungon vullneti për punë nga fermerët edhe komuna nuk do të ndalet në furnizimin e fermerëve me pajisje të nevojshme, për përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e punëve të tyre. Drejtori i bujqësisë Naim Pira, tha se përfitues të këtyre spërkatëseve janë kryesisht fermerët të cilët…

Read More

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, policisë, FSK-së, partive politike, familjeve të dëshmorëve, organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, ish të burgosurit politik dhe të tjerë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule duke nderuar dëshmorët e lirisë, në varrezat e dëshmorëve në Viti. Gjithashtu, sot dhe nesër do të jetë e hapur ekspozita “Epopeja e UÇK-së”, në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, në shenjë nderimi dhe lavdie ndaj familjes Jashari dhe luftës së shenjtë të UÇK-së. Ekspozita do të jetë e hapur për të…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit, me një seancë solemne ka shënuar 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ku fjalë rasti kanë mbajtur kryetari i Komunës, Alban Hyseni, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, përfaqësuesit e subjekteve politike: Avdyl Aliu (LDK), Krenare Latifi Kqiku (LVV), Riad Rashiti (PDK) si dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi. Duke rikujtuar epopenë e UÇK-së, kryetari Hyseni ka thënë se nga ajo kohë po bëhet një çerek shekulli krenari e mburrje, një çerek shekulli përplot histori e kujtime, një çerek shekulli vuajtje e dhimbje. 5, 6 dhe 7 marsi do të mbesin përgjithmonë 3 ditët e…

Read More

Është hapur të hënën Qendra e Karrierës në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, e cila do të shërbejë për zhvillimin e aftësive dhe arsimin profesional. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi ka përuruar Qendrën e Karrierës, ka thënë se ky është një projekt tejet i rëndësishëm për nxënësit. “Është kënaqësi që po e përurojmë sot Qendrën e Karrierës, një angazhim i gjatë ky i Komunës dhe i Drejtorisë së Arsimit. Ky është një projekt tejet i rëndësishëm për nxënësit tanë. Si Komunë kemi marrë përkushtim të veçantë në edukimin profesional, ndërkohë që pas shumë investimeve qe…

Read More

Me rastin e Epopesë së Lavdishme të UÇK-së, ditëve të lavdisë dhe sakrificës së familjes Jashari, sot dhe nesër në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” do të jetë e hapur ekspozita “Epopeja e UÇK-së” në shenjë nderimi dhe lavdie ndaj familjes Jashari dhe luftës së shenjtë të UÇK-së. Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e Vitisë .`/GJILANI INFO/

Read More