Author: admin

Gregory Kehoe, avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, në një intervistë për Ekonomia Online, vetëm tri ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka thënë se pret një gjykim të gjatë. Por, ai beson se mbrojtja do të jetë në gjendje që ta tregojë rolin e Thaçit në luftën për liri për njerëzit e Kosovës, si dhe punën për pajtimin etnik që ai ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë. “Kjo do të vërtetohet në përfundim të gjykimit dhe Thaçi do të shfajësohet nga të gjitha akuzat”, shprehet i bindur Kehoe. “Për atë…

Read More

Shkroi: Arben Kurteshi Sa kohë mund të lundroj anija dhe të sillet nëpër oqean pa u fundosur derisa ti hargjohen karburantet, nëse kapiteni nuk e di cakun? Pa vizion dhe cak, sa kohë mund të qëndroj shteti ynë i ri mbi themelet e tij? Duke ndryshuar drejtimin çdo vit nganjëherë gati edhe çdo muaj; herë drejt „Mini Shengen“, herë drejt „Shkëmbim Territoresh“, herë drejt „Open Ballkan“ e herë, herë drejt „Asociacionit“ …. jo vetëm që është zbrazur rezervuari financiar i shtetit, por po zbrazet vendi edhe nga njerëzit! Vetëm me vizion mendje dhe ideal zemre mund ta gjejmë rrugën, inkurajimin…

Read More

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, drejtorët e drejtorive, media dhe OJQ. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal, 2. Propozim-vendim për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i realizimit të të hyrave të planifikuara në vitin 2022, 3. Propozim-vendim për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti 2022 në vitin 2023, 4. Shqyrtimi i Strategjisë së Kujdesit Parësor Shëndetësor 2022-2026, 5. Shqyrtimi…

Read More

Pjesëtarë të komunitetit Rom, Egjiptas dhe Ashkali (REA) nga komuna e Vitisë, do ta kenë mundësinë të regjistrohen falas në sektorin e gjendjes civile në këtë komunë. Kjo u bë e mundur pas nxjerrjes së një vendimi nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti. Në këtë vendim thuhet se muaji prill shpallët si : “muaji i regjistrimit falas për komunitetin REA”. Me këtë vendim gjithashtu obligohet drejtoria e Administratës në Viti, që të liroj nga taksat administrative të gjendjes civile të gjithë qytetarët nga komuniteti REA./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun. Në këtë takim kryetari Rahimaj së bashku me ministrin Çeku kanë nënshkruar memorandum për ndërtimin e stadiumit të ri në Hogosht. I pari i komunës ka thënë se vlera e memorandumit është 1.6 milion euro, dhe se sipas tij do të jetë një nga stadiumet më karakteristike në Kosovë. “Tifozë, a jeni gati për të brohoritur? 1.6 milionë euro është vlera e memorandumit që sot e kemi nënshkruar për stadiumin e ri të Hogoshtit, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe…

Read More

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti në koordinim me KFOR-in nga Regjimenti në Bondsteel sot kanë realizuar një trajnim për stafin shëndetësorë të kësaj qendre të mjekësisë familjare. Tema e trajnimit ishte “Interpretimi i drejtë i EKG”, dhe u organizua në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe është i akredituar nga ODA e Mjekëve të Kosovës. Përndryshe, ky trajnim është mbajtur ne shkollën fillore të mesme të ulët“ Dëshmorët e Vitisë” në Viti, në bashkëpunim me përgjegjësit e kësaj shkolle. Drejtoresha e Shëndetësisë Merrushe Ahmeti dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti Dr.Vjollca Kadolli-Halili falënderuan KFOR-in për…

Read More

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Kamenicës, po vazhdon të pranojë fermerë të shumtë të cilët janë duke aplikuar për pagesa direkte/subvencione 2023. Zyrtarët në këtë drejtori duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 18:00 fillojnë punën me një fluks të madh të fermerëve të cilëve iu asistojnë në aplikim për këto pagesa direkte/subvencione 2023. Ndonëse kanë numër të shumtë të aplikantëve, ata shprehen të lumtur që po u ndihmohet fermerëve në kulturat e tyre bujqësore, dhe janë çdoherë të hapur që të asistojnë në të gjitha rastet. Deri në fund të afatit për…

Read More

Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal , nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Bekim Azizi, ku shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Fillimisht kryesuesi në këtë seancë, i bëri të ditur këshilltarët të cilët nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, se afati i fundit është nesër me 31 mars, gjë për të cilën obligohen. Ndërkohë, para hyrjes në pikat e rendit të ditës, këshilltarët parashtruan një varg pyetjesh zv.kryetarit të komunës Hasan Aliu dhe drejtorëve të drejtorive komunale. Pas miratimit të rendit të ditës, këshilltarët diskutuan rreth propozim vendimit për formimin e…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues, ka mbajtur sot seancën e radhës, ku kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka prezantuar raportin e punës, të titulluar ‘Një vit qeverisje, një vit transparence, profesionalizëm, llogaridhënie’, ku ai ka folur për gjetjet dhe angazhimet drejt përmbushjes së zotimeve dhe objektivave qeverisëse. ‘Viti ishte i mbushur me aktivitete, punë e projekte për sigurimin e kushteve më cilësore për jetë në komunën tonë’, ka thënë fillimisht kryetari Hyseni, ndërkohë që ka shpalosur angazhimet konkrete sipas sektorëve, duke nënvizuar fillimisht se në administratë tani ofrohen shërbime të pandërprera për qytetarë nga ora…

Read More

Fehmi Sylejmani Kosova zhgënjeu totalisht mbrëmë në “Fadil Vokrri”, teksa barazoi 1-1 me Andorrën, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Euro 2024. Edhe pse miqtë shiheshin si një kundërshtar i kalueshëm, fusha tregoi tjetër gjë. Nuk ishte zhgënjim vetëm në rezultat, por edhe në shumë aspekte tjera, të cilat duhet analizuar kompetentët e kësaj fushe, por edhe opinioni i gjerë. Ndonëse pati disa ndryshime në përbërjen bazë, krahasuar në  ndeshjen kundër Izraelit(1:1), megjithatë edhe në këtë ballafaqim u shfaqën shumë defekte, të cilat po e karakterizojnë si shpesh këtë reprezentacion, që në kuadër të saj ka futbollistë me…

Read More