- Hyseni: “Dheu i Bardhë” me pamje komplet të re
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave
- Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan
- Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit
- Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
- Zhduken dy femra në Kamenicë
- Është gjetur pa shenja jete një qytetar në Novobërdë
- Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
Author: admin
Është përkujtuar sot në Sllatinë të Ulët, dëshmori Sherif Frangu, në 42 vjetorin e rënies. Për të kujtuar jetën dhe veprën e tij, u bënë homazhe tek varri i dëshmorit në varrezat e fshatit Sllatinë, ku pos familjarëve dhe të afërmeve, kurora lulesh vendosen edhe udhëheqës të Institucioneve komunale të Vitisë, bashkëveprimtarë të tij, këshilli i fshatit, udhëheqës të shkollës etj. Sherif Frangu, u vra me 3 prill të vitit 1981 në demonstratat e organizuara në Ferizaj./GJILANI INFO/
Me moton “Pastro Mjedisin”, Komuna e Vitisë që nga e shtuna më 1 Prill, ka hapur aksionin e madh një mujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në territorin e kësaj komune. Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit, Sokol Haliti ndërsa mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshëm lokal. Visar Demiri, Drejtor për Mbrojtje të Mjedisit, tha se ky aksion një mujor do të shtrihet në të gjitha lokalitetet. Ai tha se do të largohen edhe deponitë ilegale në zona të ndryshme dhe ftoi qytetarët që…
Kosova ka pranuar gjatë muajit shkurt të këtij viti mbi 84.3 milionë euro remitenca nga diaspora. Këto të dhëna kanë dalë nga Banka Qendrore e Kosovës e cila parashikon që gjatë këtij viti të ketë rritje të remitencave për 6.7%, përcjell albinfo.ch. “Remitencat gjatë vitit 2022 shënuan rritje prej 6.0% (17.7% rritje në 2021). Ky ngadalësim mund të jetë si rezultat i rritjes së ngadalësuar të aktivitetit ekonomik në Eurozonë, si dhe rritjes së inflacionit në vendet dërguese. Vlerësimet preliminare sugjerojnë për një rritje të remitencave prej 18.9% në janar 2023, përderisa parashikimet e BQK-së sugjerojnë rritje prej 6.7%…
Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips ka folur për marrëveshjen e Ohrit të cilën kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë dakorduar me 18 mars. Sa i përket Asociacionit, Phillips ka thënë s çfarëdo pushteti që i jepet Asociacionit duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Luginën e Preshevës. “Emri i shoqatës nuk është aq i rëndësishëm sa përcaktimi i kompetencave të shoqatës. Çfarëdo pushteti që i jepet Asociacionit duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Preshevë, Bujanoviq dhe Medvegjë. Simetria është e rëndësishme. Po kështu është një mekanizëm…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm. Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas parashikimeve, temperaturat do të pësojnë ulje. “Gjatë natës vonë parashihen reshje bore”, ka bërë të ditur IHMK. Sipas parashikimeve, të martën do të të mbajë i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Të mërkurë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore. Ndërsa, ditën e enjte…
Më 7 prill me fillim nga ora 19:00, Vali Ranch në Gjilan do të jetë vendi ku i gjithë qyteti i Gjilanit do të mblidhet. Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit në krye me avokatin Arsim Vranovci ka organizuar eventin e lansimit të muzikës dhe videoklipit Himni i Gilanit nga Naser Berisha, një nga muzikantët më të njohur dhe më të respektuar në Kosovë. Idea dhe financimi për “Himnin e Gilanit” është e avokatit Arsim Vranovci, që është edhe pronar i Global Consulting & Development Associates (GCDA), që njëherazi është sponsorizues i këtij eventi. Himni i Gilanit është…
Shumë tifozë kanë shprehur prej kohësh admirimin e tyre për Lionel Messin duke bërë tatuazhe në trupat e tyre, dhe zakoni është shumëfishuar kjo që kur ai kurorëzoi karrierën e tij duke fituar Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar me Argjentinën. Por tani për herë të parë një nga shokët e tij i është bashkuar fanatikëve me tatuazhin e Messit. Mbrojtësi i Benficas, Nicolas Otamendi, që luajti ndeshje të shumta me Messin në kombëtare, duke përfshirë edhe shtatë në Katar, pak më shumë se tre muaj më vonë ai përfundoi tatuazhin për nder të gjeniut që i…
Nga: Qemal Murati “Shqipërues gjenial, me mjeshtri e shije si pakkush, në një masë më të madhe se çdokush tjetër, ky lëvrues i madh i fjalës shqipe i çoi lart mundësitë shprehëse të gjuhës sonë duke kontribuar që të ngrihet kjo në rangun e gjuhëve më të zhvilluara, e aftë për të shprehur çdo mendim, sado të lartë, çdo ndjesi, sado të hollë” Mahir Domi “Fjalët turqishte që kanë hyrë në gjuhë e që i kupton populli anembanë Shqipërisë, janë shqipe më e mirë se neologjizmat e pakripura dhe të pakuptueshme” Fan Noli Fan Noli, si rrallëkush tjetër, është…
Konjufca: Shqiptarët e Amerikës janë të gatshëm për të ndihmuar vendlindjen Si gjithmonë, mërgata shqiptare në Amerikë është e gatshme për të ndihmuar Kosovën, veçanërisht në fushën e arsimit dhe të zhvillimit ekonomik, përcjell albinfo.ch. Në një deklaratë për media, kryeparlamentari Glauk Konjufca në takimin përmbyllës me mërgatën shqiptare në Uashington, gjatë vizitës që kryetari i Kuvendit po u bën Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se mërgimtarët janë shtylla kryesore për Kosovën. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ish-ambasadorit William Walker, mbështetësi i madh i Kosovës, i cili, sipas tij, ka ndihmuar gjithmonë në nivele ndërkombëtare.…
Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave. Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve…

