Author: admin

Vezët janë lehtësisht të tretshme dhe artikuj shumë të ushqyeshëm Ja një recetë për përgatitjen e omëletës së shëndetshme me patate, transmeton Telegrafi. Nevojiten: – Një patate – Një vezë e tundur – Një lugë djathë – Pak qepë, e copëtuar – Një lugë vaj ulliri Përgatitja: Në tigan ngrohni vaj ulliri. Pataten priteni në rrathë të hollë, qitni në tigan dhe fërgoni derisa të skuqen (rreth 20 minuta). Qitni sipër vezët dhe qepën të prerë imët, pastaj qitni djathin, mbuloni me kapak dhe fërgoni derisa djathi të shkrihet.

Read More
VIP

Dua Lipa dukej e pabesueshme e veshur me një këmishë të bardhë të pastër në një seri fotografish në Instagram nga udhëtimi i saj luksoz në Marok, të postuara të mërkurën. Këngëtarja 27 vjeçe, dukej elegante teksa futi bluzën e saj në një palë pantallona lëkure të zeza të ngushta, shkruan DailyMail. Bukuroshja i shtoi disa centimetra gjatësisë së saj me një palë taka të larta dhe të pajisura me një gjerdan të shkurtër. Dua i stiloi flokët e saj të zeza në valë të lirshme, ndërsa ato u lanë të lira poshtë shpatullave të saj. Ajo i realizoi këto…

Read More

E qeshura mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe ta bëjë reagimin fizik dhe emocional ndaj stresit më pak intensiv. Studiuesit vlerësojnë fuqinë e të qeshurit për të përmirësuar mirëqenien fizike dhe mendore. E qeshura me të tjerët ndihmon në krijimin e lidhjeve shoqërore dhe mund të rrisë intimitetin. Duke aktivizuar rrugët nervore të emocioneve si gëzimi dhe hareja, e qeshura mund të ndihmojë në kontrollin e niveleve të trurit të neurotransmetuesve, ngjashëm me atë që bëjnë antidepresantët. E qeshura është disi si një kurë ndaj stresit, i cili dobëson këto sisteme dhe rrit ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve. Fuqia fizike e…

Read More

Molla për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Ajo përmban flavonoidë të cilët favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar në këtë mënyrë osteoporozën dhe artritin. Në mollë gjendet gjithashtu një përbërës i shkëlqyer si pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës është një nga më të mirët që ekziston. Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt…

Read More

E ardhmja e Lionel Messit është më shumë se kurrë në diskutim. Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germain mbyllet në fundin e këtij sezoni dhe në horizont janë shumë klube që pretendojnë shërbimet e Kampionit të Botës. Nga Barcelona që mendon për rikthimin e Messit në Camp Nou, për të vijuar me Amerikën dhe Arabinë Saudite që ëndërrojnë të shijojnë nga pranë magjinë e “pleshtit”. Së fundmi, ajo që ndezi edhe më shumë merkaton ishte prestigjiozja L’Equipe e cila shprehej e sigurt se Messi do të transferohej te Al-Hilal në Arabinë Saudite për të përfituar nga një kontratë me…

Read More

Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas fillimit të gjykimit në Hagë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Tërmkolli ka thënë se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Gjykatën Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave. Ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që s’e kanë thënë asnjë fjalë. Tërmkolli ka shkruar në “Facebook” se Osmani është duke u marrë me plotësim të stafit, ndërsa Kurti me “Zajednicën”. “Po të ishte…

Read More

Nga: Monika Stafa Ngaherë jam tërhequr prej artit historik. Ndoshta pse mes tyre jam përpjekur të njoh fenomene, personazhe, vende të cilat më pas i kam dashur ose jo. Ndoshta dhe sepse më kanë ndihmuar të shoh më mirë botën sot. Por, edhe atë nesër. Dikur lënda e historisë më hutonte me aq luftëra në javë sa c’kisha për të mësuar. Por, duket ishte pikërisht kjo rrëmujë që më tërhiqte më shumë. Disa ndodhi të vogla, në dukje të parëndësishme që më çonin drejt ngjarjes vetë, asaj të madhes. Kur mendoja për kombet e ndryshme, pjesëmarrëse në Luftën e…

Read More

Storjet e suksesit të shqiptarëve nëpër botë nuk kanë të ndalur. Së fundmi, Shoqëria për Matematikën Industriale – Aplikuar (SIAM) ka vlerësuar me statusin “Fellow” shkencëtaren shqiptare, Fioralba Cakonin, për kërkimin e tyre shembullor, si dhe për shërbimin e jashtëzakonshëm ndaj komunitetit. (SIAM Announces Class of 2023 Fellows), përcjell albinfo.ch. Ajo është profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Nju Xhersit në Rutgers, SHBA. Vlen të theksohet se SIAM Fellows është një grup individësh të shquar që ndihmojnë në avancimin e fushave të matematikës së aplikuar dhe shkencës kompjuterike. Po ashtu, SIAM është një shoqatë ndërkombëtare me mbi 14,000 anëtarë, me…

Read More

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjilan, në rrugën “Idriz Seferi”. Persona të maskuar kanë arritur që viktimës t’ia marrin një çantë me një shumë të konsiderueshme të parave. Rastin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit. Osmani tha se dyshohet se grabitësit kanë përdorur sprej. “Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor…

Read More

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me të cilët kanë bashkëbiseduar për fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të Gjykatës në Viti. Në këtë takim u bë me dije se pas kompletimit të gjitha procedurave për ndërtim të këtij objekti, pritet që ndërtimi i objektit të ri të fillojë brenda këtij muaji dhe atë, në vendin ku deri me tani po qëndrojnë zjarrfikësit vitias./GJILANI INFO/

Read More