Author: admin

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 61 aksidente trafiku. Policia bën të ditur se 34 aksidente trafiku ishin me persona të lënduar kurse 27 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Gjithashtu, Policia ka njoftuar se ka shqiptuar 1212 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe 12 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Read More

Shkroi : Arben Kurteshi Si e arritëm gati të pamudurën LIRIN dhe nuk po mund ta arrimë të mundurën zhvillim ekonomik të vendit? Ku ishte zanafilla e lirisë, në kohën kur kushtet e rrethant nuk lejonin ndryshimin dhe arritjen e lirisë! Ajo ka zanafillën në kokat e mendjendriturve tanë, aty ku ata ndryshuan kushtet e rrethanat dhe ku pikturuan lirinë e inkurajuan një popull të tërë drejt arritjes. Në momentin kur mendjendriturit pikturuan lirin dhe ikurajuan popullin për liri; gjithçka çdo veprim, gabim, përvojë e sukses u përdor si shteg drejt arritjes. Liria u arrit sepse ideali dhe vizioni…

Read More

Një person raportohet se ëshët lënduar derisa po punonte në Minierën e Novobërdës, të shtunën rreth orës 3. Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar punëtor në minierën e Novobërdës aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës. I lënduari ishte dërguar në QKUK-së dhe pas ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë./GJILANI iNFO/

Read More

Qyteti i Gjilanit njihet si një qytet me histori të madhe dhe traditë, me identitet unik kulturor që e veçon nga të gjithë qytetet e tjera. Megjithatë, këtij qyteti i mungonte një himn unifikues për të simbolizuar krenarinë e qytetarëve të tij dhe të kaluarën e qytetit. Por falë vizionit dhe mbështetjes së individëve si Avokati Arsim Vranovci, Gjilani tani ka një himn që përfaqëson shpirtin e qytetit dhe shërben si dëshmi e këmbënguljes dhe forcës së qytetarëve të tij. Avokati Arsim Vranovci, i cili njëherazi është Kryetar i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, Pronar i Global…

Read More

Pjesëtarët e regjimentit të parë të Forcave Tokësore në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë realizuar trajnimin “Patrullat luftarake gjatë natës”. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në kuadër të trajnimit janë realizuar ushtrime për detyrat kyçe kolektive të njësisë në kushte të natës. Sipas njoftimit, gjatë këtij trajnimi janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operime në zona urbane dhe janë realizuar gjuajtje reale. Qëllimi i trajnimit sipas njoftimit është ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate. “Kompania 1A e…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mori pjesë në takimin që kishte për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi u prezantuan masat që do të zhvillohen në kuadër të Pakos Emergjente të Bashkimit Evropian, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të gjitha komunave. Përveç kësaj, në këtë takim u diskutua edhe për masat e efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore të destinuara për banim social. Ndryshe, në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrat Murati e Krasniqi,…

Read More

Këtë vikend zhvillohet java e 28-të e Superligës në futboll. Dy ndeshje të shtunën dhe tri të dielën janë në program. Këtë javë do të ballafaqohen pesë ekipet e para të klasifikimit me ato pesë të fundit. Të shtunën luajnë dy ekipet e vendit të parë ndajë kundërshtarëve të tyre. Lideri i Superligës, Drita këtë javë do të luaj në shtëpi ndaj Trepçës’89. Të kaltrit nga Gjilani kanë 55 pikë nga 27 ndeshjet e luajtura, derisa 89-shi është i teti me 29 pikë. Në pesë ndeshjet e fundit kampionale, Drita ka tri fitore e dy humbje, teksa mitrovicasit dy…

Read More

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, në koordinim me institucionet komunale dhe në bashkëpunim me Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”- Viti është shënuar Ditën Botërore të Shëndetësisë. Këto aktivitete i kanë përcjellur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe djejtoresha e Shëndetësisë Merrushe Ahmeti. Fillimisht në kuadër të kësaj dite Dr. Dhurata Halabaku, specialiste e mjekësisë familjare, ka mbajtur një ligjëratë me stafin shëndetësorë me temë “Mbipesha dhe Obeziteti, shkaktarë e sëmundjeve kronike”. Pastaj, nxënësit e gjimnazit së bashku me profesorët, kryetarin e…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 05.04.2023, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarit L.H dhe Sh. H., ku i pandehuri del nga vetura dhe shkrep me revole në drejtim të dëmtuarve dhe i godet në pjesët e poshtme të trupit, ku për shkak të lëndimeve të marra të dëmtuarit detyrohen të marrin trajtim mjekësor. Më…

Read More

Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, Përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe përfaqësuesit e projektit “FIERC”, kanë mbajtur sot takimin e parë të Forumit të Komunitetit për Interes Publik, me ç’rast u formua edhe grupi punues i këtij forumi, i përbërë prej 13 anëtarëve. Ky forum do ti kryej detyrat dhe përgjegjësite në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit e cila është nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti, në mes të kryetarit të komunës Sokol Haliti dhe QKSS-së, e ku prezent ishte edhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jӧrn Rohde. Kjo…

Read More