Është arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar me mjet të mbrehtë dy persona duke iu shkaktuar atyre lëndime trupore, bëhet e ditur sot nga Policia.
Të lënduarin në këtë rast janë dërguar për trajtim mjekësor kurse personi i dyshuar me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të avokatit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


