Viti: Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e ri të Qendrës Regjionale të OSBE-së

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim James Lione, drejtor i Qendrës Regjional i Misionit të OSBE-së në Gjilan.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë mbi zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, konkretisht për projektet të cilat janë realizuar, dhe ato, që to të realizohen gjatë këtij viti, duke potencuar se qeveria komunale në Viti është e vendosur të realizoj projekte në të gjitha lokalitetet e saj, pa dallime.

Haliti ka theksuar se kjo Komunë është shembull e bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU