Author: admin

Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë pjesë në Panairin e Edukimit dhe të Punës i cili këtë vit u mbajt në sallën 1 Tetori në Prishtinë për dy ditë me radhë, me qëllim të përfitimeve maksimale për Institucionet Arsimore Publike – Private,  kompanitë pjesëmarrëse dhe të tjerë. Pjesëmarrësit e Panairit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishin Minire Rexhepi udhëheqëse e zyrës për Komunikim me Publikun dhe Arlinda Selmani zyrtare për Karrierë dhe Alumi, të cilat paraqitën informacione mbi universitetin, për historikun, të arriturat dhe aktivitetet e universitetit në përgjithësi. Përmes ekspozimit në Panairin e Edukimit…

Read More

Të nderuar konsumatorë, Për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “7 shtatori” , jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit. Ne ju lutemi për mirëkuptim, përderisa ekipet tona teknike janë duke punuar me shumë përkushtim, për të evituar sa më shpejtë defektet, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në mënyrë të rregullt tek konsunatorët! Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni Tel:044983071, fix:0280326980, Kujdestaria inaktive :044719813. Ju faleminderit!

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj dhe shumë homologë e përfaqësues të tjerë nga Komunat e Kosovës, po qëndrojnë këto ditë në Grenoble të Francës, për vizitat dhe takimet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “International Mountain Development Trade Show”. Ky panair është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për profesionistët e turizmit malor. Nisur nga fakti se për Komunën e Kamenicës është shumë i rëndësishëm zhvillimi i turizmit në vend, dhe se po punohet në këtë drejtim, vizitat në panaire të tilla japin mundësi të që hapen rrugë…

Read More

Në Shkollën e Muzikës  të  Gjilanit është  pranuar një donacion shumë domethënës nga Familja Godanci, babait të Erin Godancit, zoteri Adem dhe shokët e tij, Petrit Reçica, Dardan Ibrahimi, dhe Don Rozhaja. Drejtori i kësaj shkolle, Kushtrim Jakupi ka thënë seaktiviteti u inicua dhe realizua në kujtim të shokut të tyre, muzicientit, Erin Godanci, Në emër të nxënësve, ka falënderuar përzemërsisht, Drejtori i shkollës, Kushtrim Jakup, familjen dhe shoqërinë e Erini  me një Mirënjohje duke siguruar se këto instrumente do të kontribuojnë edhe më shumë në ofrimin e mundësive për nxënësit e talentuar të cilët kanë nevojë për instrumente.…

Read More

Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë që për shkak të një defekti që është shkaktuar në gypin kryesorë të ujësjellësit, konsumatorët në rrugën “Lidhja e Prizrenit” nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit. Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe kërkojmë ndjesë për çdo pakënaqësi dhe vështirësi të shkaktuar nga kjo situatë e padëshiruar edhe për ne. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj klientëve: Kujdestaria:044719813 Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë që për shkak të një defekti që është shkaktuar në gypin kryesorë të ujësjellësit, konsumatorët në…

Read More

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin e dytë lidhur me Informimin e të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”. Qëllim i trajnimit ishte informimi i të rinjve për diverzitetin e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës dhe vendet e objekteve kulturore historike të Komunës. Tema tjera të diskutimit gjatë trajnimit ishin: Rëndësia e Mbrojtjes dhe Promovimit të Trashëgimisë Kulturore, Diverziteti Kulturor të Trashëgimisë në Komunën e Kamenicës, Informimi i të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën…

Read More

Për herë të dytë Komuna e Gjilanit, ka vendosur të mbështes nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti. Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për lehonat. Sipas tij kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar 2024 e tutje. Lindja e parë – 100 euro, lindja e dytë – 200 euro, lindja e tretë – 300 euro, lindja e katërt – 400 euro dhe lindja e pestë – 500 euro. “Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024”, tha kryetari Hyseni. Doruntina Hasani,…

Read More

Shifra e aksidenteve në trafik, gjatë 24 orëve të fundit, gjithandej Kosovës, ka prekur numrin 72, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare te policisë së vendit. Prej rasteve të përmendura, thuhet se në 21 syresh ka pas edhe lëndime, kurse në 51 rastet tjera vetëm dëme materiale. Krahas kësaj njoftohet se për të njejtin rreth kohor të jenë shënuar 1 mijë e 581 tieta gjobitëse të trafikut për shkelësit e ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi”, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë…

Read More