Thaçi kërkon mbështetje nga Greqia për liberalizim

0

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të Samitit të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.

Sipas Zyrës për Informim të Presidencës, në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për shkëmbimin ekonomik dhe tregtar dhe bashkëpunim në fusha tjera.

Thaçi ka kërkuar mbështetje nga ai për procesin e liberalizmit të vizave.

“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, diskutuam rreth intensifikimit të bashkëpunimit në rajonin tonë dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. Nga kryeministri grek kërkova mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi

PËRGJIGJU